Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Kampionati

Skandal te klubi në Shqipëri, lojtarët nuk paguhen prej 3 muajsh. Kërcënohen me largim nga banesat

VETEMSPORT 05.12.2025 2 minutes read
SKENDERBEU-LUSHNJA

Situata te Lushnja paraqitet e vështirë, pasi ekipi dhe stafi nuk janë paguar prej tre muajsh. Bëhet e ditur se vonesat përfshijnë edhe trajnerët e Akademisë.

Sipas “Superliga Fan Club”, futbollistët e huaj përballen me probleme shtesë, pasi nuk po marrin mbështetje për pagesën e qirave dhe disa prej tyre janë kërcënuar se do të nxiren jashtë.

Gjithashtu, vaktet e ushqimit janë reduktuar nga dy në një, çka ka krijuar më shumë pakënaqësi brenda grupit.

Premtimet e Bashkisë për zgjidhjen e situatës nuk janë realizuar deri më tani. Për ndeshjen në transfertë ndaj Luftëtarit, ekipi nuk do të grumbullohet një ditë përpara, por do të udhëtojë ditën e ndeshjes.

Norka Security

Udhëtimi prej rreth tre orësh pritet të kryhet para se skuadra të zbresë në fushë. Kjo situatë konsiderohet e pazakontë për një klub që militon në Kategorinë e Parë.

Lojtarët dhe stafi shprehen të shqetësuar për mungesën e stabilitetit financiar dhe organizativ. Në këtë moment, një nga mundësitë për të zbutur gjendjen mbetet përfshirja e sulmuesit të Kombëtares, Rey Manaj, i cili mund të kontribuojë si donator në muajin janar. Klubi shpreson që ky hap të sjellë një zgjidhje të përkohshme në pritje të rregullimit të buxhetit institucional.

Post navigation

Previous: ZYRTARE/ U tronditën nga Shqipëria, te Serbia marrin vendimin
Next: Kryeministri jep lajmin e madh, gati stadiumi i ri: Firmoset kontrata, 12 milionë euro…

LEXO EDHE:

topi superiore
  • Kampionati

E BUJSHME/ Largohet trajneri te pretendentët e Superiores?

VETEMSPORT 18.10.2026
tifozet e tiranes
  • Kampionati

“Rezistenca bëhet detyrim”, tifozët e Tiranës braktisin ndeshjen. Dalin në mbështetje të protestave 

VETEMSPORT 17.10.2026
guerrils
  • Kampionati

“Guerrils” thirrje për bashkim me rivalët, dalin në mbështetje të protestuesve

VETEMSPORT 16.10.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

topi superiore
  • Kampionati

E BUJSHME/ Largohet trajneri te pretendentët e Superiores?

VETEMSPORT 18.10.2026
tifozet e tiranes
  • Kampionati

“Rezistenca bëhet detyrim”, tifozët e Tiranës braktisin ndeshjen. Dalin në mbështetje të protestave 

VETEMSPORT 17.10.2026
guerrils
  • Kampionati

“Guerrils” thirrje për bashkim me rivalët, dalin në mbështetje të protestuesve

VETEMSPORT 16.10.2026
partizani
  • Kampionati

Partizani nuk humb kohë, zgjidhet trajneri i ri

VETEMSPORT 13.10.2026

About Us | Privacy Policy | Terms and Conditions
Contact us: info@vetemsport.com
by AF themes.