Kalo te përmbajtja
LAJMET E FUNDIT
Shpërthen ish-kapiteni: Klubi drejtohet nga patronazhistëtDaja largohet nga Dinamo për kampionët? Vjen konfirmimiSenegali apo Maroku? CAS zyrtarizon fituesinDeklarata e fortë: Kampionati shqiptar mbahet me shitje ndeshjeshVjen konfirmimi: Lojtari i Shqipërisë i mërzitur, mund të largohetE papritur, Juventusi i “pret biletën” Zhegrovës
FacebookInstagramYouTubeTikTok
Partizani Lushnja
Kampionati

Shpërthen ish-kapiteni: Klubi drejtohet nga patronazhistët

Publikuar

Lushnja po kalon një tjetër sezon zhgënjyes, ndonëse në Kategorinë e Dytë pritej të ishte një nga skuadrat dominuese të Grupit A dhe ta siguronte pa…

Lushnja po kalon një tjetër sezon zhgënjyes, ndonëse në Kategorinë e Dytë pritej të ishte një nga skuadrat dominuese të Grupit A dhe ta siguronte pa vështirësi rikthimin në Kategorinë e Parë.

Megjithatë, rezultatet e fundit kanë shtuar shqetësimin për të ardhmen e verdhejeshilëve, të cilët nuk e njohin fitoren që prej transfertës së Kuçovës, më 24 tetor, kur mposhtën Naftëtarin 2-1. Problemet te Lushnja nuk janë të reja. Prej vitesh, klubi përballet me luhatje dhe zhgënjime, duke shkaktuar pakënaqësi te ish-lojtarët, drejtuesit dhe tifozët.

Paradoksi qëndron te fakti se financat nuk kanë qenë problemi kryesor. Në disa sezone, buxheti ka qenë në nivele të krahasueshme me klube të Superiores, por menaxhimi dhe rezultatet nuk kanë përmbushur pritshmëritë. Kështu, një klub me histori dhe traditë është larguar gjithnjë e më shumë nga identiteti i tij.

Në këtë linjë kritike është edhe ish-kapiteni Gentian Çela, i cili pas humbjes 1-3 ndaj Partizanit B ka reaguar ashpër në rrjetet sociale. Ai ka drejtuar gishtin nga drejtuesit e klubit, duke vënë në pikëpyetje mënyrën e administrimit dhe përdorimin e fondeve. Çela kujton se presidentja është në krye të klubit prej katër vitesh dhe pretendon se gjatë kësaj periudhe janë shpenzuar 2 miliardë lekë, ndërsa Lushnja ka përfunduar në Kategorinë e Tretë, për herë të parë në historinë e saj.

Norka Security

“Turpin nuk e njeh dhe mos ia hidhni fajin stafit të trajnerëve! Akordoni miliona mbi miliona, por se ku përfundojnë këto para, këtë e dini vetëm ju, zonja presidente! Çmenduri që nuk paska fund! Ti vazhdon t’u besosh drejtimin e klubit njerëzve që futbollin e njohin shumë pak, që topin e shohin katror dhe mendojnë se, vetëm sepse janë patronazhistë të partisë, mund të drejtojnë një klub futbolli.

Prej katër vitesh je presidente e klubit. Ke shpenzuar 2 miliardë lekë dhe në fund e çove ekipin në Kategorinë e Tretë, për herë të parë në historinë e tij. Dhe sikur të mos mjaftonte kjo, edhe në këtë kategori nuk po humbet asnjë rast për të poshtëruar historinë e klubit dhe për të shuar ëndrrat e mijëra tifozëve që e kanë Lushnjën në zemër. LUSHNJA NUK E MERITON KËTË! Lushnja-Partizani B 1-3! TURP! TURP! TURP!”

Burimi: Vetem Sport

Shpërnda: Facebook
Reklamë
Ndiq VETËM SPORT

Lajmet sportive më të shpejta direkt në rrjetet tuaja.

Lajme të ngjashme