Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Kombëtarja

Skandali në Serbi: Na kontrolluan telefonin për foto me shqiponjë apo UÇK

VETEMSPORT 11.10.2025 2 minutes read
IMG_9715

Gazetari Enriko Gabaj, raportoi nga Leskovaci, pak orë para sfidës Serbi–Shqipëri, që zhvillohet këtë të shtunë në mbrëmje në kuadër të kualifikueseve për Botërorin.

Gabaj tregoi për situatën përreth stadiumit ku sipas tij, gjithçka për momentin duket e qetë, ndërsa qarkullimi është i bllokuar.

Gazetari tha se gazetarët shqiptarë janë kontrolluar në mënyrë të imtësishme nga policia serbe, ku gjithë fokusi ka qenë tek simbolet kombëtare shqiptare, të cilat nuk lejohen në mënyrë kategorike.

Ai përshkroi si të pazakontë një situatë që, sipas tij, nuk i kishte ndodhur kurrë më parë: kontrolli i galerisë së telefonit personal për të verifikuar nëse kishte fotografi me simbole kombëtare shqiptare, shqiponjën ose simbole të UÇK-së.

“Vetëm pak çaste më parë na ndodhi që nuk na lejohet të filmojmë punën e policisë, as në kufi, as këtu pranë stadiumit. Nuk ndjehem i frikësuar dhe e kam konsideruar si diçka proceduriale. Në kufi na u kontrollua automjeti imtësisht. Në Leskovac, parkuam makinën dhe aty na thirrën efektivët e policisë për të na bërë një kontroll të automjetit edhe këtu para stadiumit, ku kontrolluan bagazhet, çantat personale, pajisjet e raportimit, telefonat dhe më e çuditshmja – për sa kohë unë raportoj – më kanë kontrolluar edhe telefonin personal. S’më ka ndodhur kurrë. Fatmirësisht, një miku im më ndihmoi me komunikimin. Na kanë kontrolluar pjesët e galerisë në telefonin celular, nëse kemi bërë foto me shqiponjë brenda territorit serb. S’duhet të kemi asnjë simbol kombëtar, pasi konsiderohen provokim – ato dhe simbolet e UÇK-së.” – tha gazetari i Euronews Albania.

Ai shtoi më tej se:

“Si ambient është shumë i bukur, qarkullimi i mjeteve pranë stadiumit është i bllokuar. Ky stadium është tetë herë më i vogël, me kapacitet prej 6,500 vendesh. Është zgjedhur ky stadium, pasi në stadiumin e Beogradit kapaciteti është rreth 50 mijë vende dhe ka qenë i pamundur menaxhimi i tyre nga Federata Serbe.”

Post navigation

Previous: Pak orë para ndeshjes, në Leskovac ngrihet flamuri i Shqipërisë. “Çmenden” serbët
Next: Serbi-Shqipëri/ Bastet i “japin” fitoren vendasve, si kuotohet dueli

LEXO EDHE:

BLI-BILETEN-TANI_3_WEB-2048x1152
  • Kombëtarja

Ulet çmimi, biletat e Kombëtares kushtojnë sa ndeshjet e Superiores

VETEMSPORT 28.08.2026
Kristjan Asllani
  • Bota
  • Kombëtarja

Arrihet akordi, Kristjan Asllani bëhet me ekip të ri

VETEMSPORT 25.08.2026
auto_Asllani-11754315508
  • Kombëtarja

E konfirmon eksperti i merkatos, Kristjan Asllani përgatitet për aventurën e re

VETEMSPORT 25.08.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

BLI-BILETEN-TANI_3_WEB-2048x1152
  • Kombëtarja

Ulet çmimi, biletat e Kombëtares kushtojnë sa ndeshjet e Superiores

VETEMSPORT 28.08.2026
kategoria-superiore-final-four
  • Kampionati

ZYRTARE/ Festë te klubi i Superiores, kalohet edhe Partizani

VETEMSPORT 28.08.2026
SKENDERBEU
  • Kampionati

ZYRTARE/ Dy afrime brenda ditës, Skënderbeu nuk ndalet. Firmos sulmuesi i kombëtares

VETEMSPORT 28.08.2026
fadairo
  • Kampionati

Shkëlqeu me Dinamon, Partizani në “telashe” për Fadairon

VETEMSPORT 28.08.2026

About Us | Privacy Policy | Terms and Conditions
Contact us: info@vetemsport.com
by AF themes.