Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Bota
  • Kosova & Rajoni

Spikati me Skënderbeun, mbrojtësi akord me klubin e njohur gjerman

VETEMSPORT 25.11.2025 2 minutes read
image

Leard Sadriu pritet të largohet nga futbolli rumun vetëm pas gjashtë muajsh qëndrimi te FC Arges, për të bërë hapin më të madh të karrierës së tij.

Mbrojtësi kosovar ka shkëlqyer me fanellën e klubit rumun në 17 paraqitje, 16 në kampionat dhe një në Kupën e Rumanisë. Sadriu është shndërruar në një nga mbrojtësit më të mirë të elitës rumune, teksa ka realizuar dy gola, duke u dëshmuar si forcë e rëndësishme e Arges edhe në fazën ofensive.

Falë këtyre paraqitjeve të jashtëzakonshme dhe grumbullimit të tij me Kombëtaren e Kosovës, Sadriu është vërshuar nga oferta, si nga kampionati rumun, ashtu edhe nga liga të tjera evropiane.

Sipas Telegrafit, e ardhmja e mbrojtësit ferizajas pritet të jetë në Gjermani. Sadriu tashmë ka arritur marrëveshjen personale me skuadrën Holstein Kiel, që këtë edicion ka rënë në Bundesliga 2, por që njihet si klub i organizuar dhe i orientuar në zhvillimin e lojtarëve të rinj, shpeshherë furnizues i klubeve të Bundesligës.

Norka Security

Marrëveshja mes Sadriut dhe klubit gjerman është arritur, ndërsa lojtari po pret që dy klubet të gjejnë marrëveshjen përfundimtare. Interesim të madh për të kanë shfaqur edhe disa nga klubet më të mëdha në Rumani, por Sadriu i ka dhënë përparësi kalimit te Kiel, duke konsideruar këtë si një hap përpara në një kampionat më të fortë dhe më konkurrues si Bundesliga 2.

Arges është i hapur ta shesë futbollistin, por vetëm nëse vjen një ofertë mbi 1 milion euro. Bisedimet mes palëve janë duke vazhduar dhe synimi është që transferimi të finalizohet në fillim të muajit janar.

24-vjeçari e ka nisur karrierën te Ferizaj, për të vazhduar më pas te Skënderbeu i Korçës dhe Shkëndija e Tetovës, para se të shkëlqente për tre vite me Mura në Slloveni.

Klubi aktual i Sadriut, Arges është befasia më e këndshme e këtij sezoni në Rumani, pasi ndodhet në pozitën e pestë në tabelë me 27 pikë të grumbulluara.

Post navigation

Previous: Afrim i rëndësishëm për kryeqytetasit, arrihet akordi me mbrojtësin
Next: Euro U-19 për vajza/ Shqipëria zhgënjen totalisht, humb 3-0 ndaj Luksemburgut

LEXO EDHE:

hajduk dinamo
  • Bota

VIDEO/ Fusha e përmbytur, derbi në kushte skandaloze. Luhet në moçal

VETEMSPORT 11.10.2026
topi superlige kosova
  • Kosova & Rajoni

ZYRTARE/ Humbja nuk kapërdihet, shkarkohet trajneri i Superligës

VETEMSPORT 11.10.2026
guardiola
  • Kosova & Rajoni

E BUJSHME/ Klubi shqiptar i bën ofertë Guardiolës

VETEMSPORT 07.10.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

partizani
  • Kampionati

Partizani nuk humb kohë, zgjidhet trajneri i ri

VETEMSPORT 13.10.2026
perndreca
  • Kampionati

E papritur/ Shkëlqeu me Dinamon, Përndreca rikthehet në Superiore

VETEMSPORT 13.10.2026
armando broja
  • Kombëtarja

Broja refuzoi transferimin te Juventus, zbardhen prapaskenat

VETEMSPORT 13.10.2026
asani
  • Kombëtarja

VIDEO/ Jasir Asani i mahnit të gjithë me supergolin, por i ndodh e papritura

VETEMSPORT 12.10.2026

About Us | Privacy Policy | Terms and Conditions
Contact us: info@vetemsport.com
by AF themes.