Kalo te përmbajtja
LAJMET E FUNDIT
Akuza kundërshtarit, Nelson Hysa: Më thanë që ndeshja nuk do zhvillohejNdeshjet e Champions LeagueNjë shqiptar te PSG? E zbulon ish-kapiteni i KombëtaresE papritur te Trabzonspor, “përjashtohet” Ernest Muçi“Plas” grushti, eskalon situata te debati për mosfinancim të klubeveGati ekipi i ri? U largua nga Sivasspor, Manaj nuk humb kohë
FacebookInstagramYouTubeTikTok
Euro U-19 për vajza/ Shqipëria zhgënjen totalisht, humb 3-0 ndaj Luksemburgut
Kombëtarja

Euro U-19 për vajza/ Shqipëria zhgënjen totalisht, humb 3-0 ndaj Luksemburgut

Publikuar

Shqipëria U-19 për vajza zhvilloi sot ndeshjen e parë të raundit të parë të kualifikueseve të Europianit 2026, përballë Luksemburgut. Në takimin e zhvilluar në stadiumin “Arena Egnatia”, përfaqësuesja kuqezi u mposht me rezultatin 0-3.

Luksemburgu shënoi që në minutën e 10-të me Konsbruck, duke kaluar në avantazh. Pavarësisht përpjekjeve të vajzave kuqezi dhe rasteve të krijuara, pjesa e parë u mbyll nën epërsinë e skuadrës mike.

Në minutën e 55-të, Ribeiro dyfishoi shifrat për Luksemburgun, ndërsa në të 96-tën vulosi rezultatin me golin e tretë. Shqipëria pati disa mundësi të mira për të ngushtuar dhe barazuar rezultatin, por portierja mike u tregua vendimtare në disa momente.

Ndërkohë, takimi tjetër i ditës, i luajtur në “Air Albania” mes Lihtenshtejnit dhe Sllovakisë, përfundoi me fitoren e këtyre të fundit, 0-11.

Norka Security

Shqipëria U-19 do të zhvillojë ndeshjen e radhës më 28 nëntor, në “Arena Egnatia”, ndaj Sllovakisë, në ora 14:00.

Shpërnda: Facebook
Reklamë
Ndiq VETËM SPORT

Lajmet sportive më të shpejta direkt në rrjetet tuaja.

Lajme të ngjashme