Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Të Tjera

Sporti shqiptar në zi, ndërron jetë Artan Pogoni

VETEMSPORT 28.07.2026 2 minutes read
Untitled-design-8_sd-2

Zia ka kapluar në sportin shqiptar. Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të martë në qytetin e Vlorës, ku 54-vjeçari Artan Pogoni ka humbur jetën si pasojë e një arresti kardiak.

Kujtojmë se Pogoni ka qenë volejbollist dhe trajner volejbolli, duke lënë këtë sport në zi. 54-vjeçari ka fituar titullin kampion dhe Kupën e Shqipërisë me ekipin e vajzave të Barleti Volej.

Përsa i përket ngjarjes, mësohet se Pogoni ishte duke kaluar pushimet në Radhimë, është transportuar me autoambulancën e Radhimës drejt Spitalit Rajonal të Vlorës. 54-vjeçari ka mbërritur në ambientet e spitalit pa shenja jete, ndërsa mjekët dyshojnë për një arrest kardiak.

Kush ishte Artan Pogoni

Norka Security

Ai mbante detyrën e Shefit të Departamentit të Edukimit Fizik dhe Sportit në Fakultetin e Shkencave Sociale, Turizmit dhe Sportit të Universitetit “Barleti”, si dhe ishte anëtar i Senatit Akademik të këtij institucioni.

Me një formim të gjerë akademik, Doktor Shkencash dhe me katër diploma universitare, Artan Pogoni ia kushtoi jetën zhvillimit të shkencave të sportit, veçanërisht në fushat e rekreacionit sportiv, metodologjisë së stërvitjes dhe edukimit fizik.

Ai ishte autor i 12 publikimeve shkencore dhe dy teksteve universitare, ndërsa kishte kontribuar edhe në projekte ndërkombëtare akademike përmes programeve Tempus dhe Erasmus+, duke promovuar shkëmbimin e eksperiencave dhe modernizimin e sportit shqiptar.

Përtej karrierës akademike, Pogoni ishte i angazhuar drejtpërdrejt në sportin elitar. Ai ka qenë drejtor sporti në Bashkinë e Tiranës, ndërsa në vitet e fundit ishte një nga figurat drejtuese të Barleti Volej, ku ka kontribuar edhe si trajner i ekipit të femrave.

Emri i tij ishte i pranishëm edhe në debatet publike për problematikat e sportit shqiptar, ku shpesh ka ngritur shqetësime për mënyrën e organizimit dhe funksionimit të federatave sportive.

Me ndarjen e tij nga jeta, Shqipëria humbet një pedagog, studiues dhe kontribues të rëndësishëm të sportit. Kolegë, studentë dhe sportistë kanë shprehur dhimbjen për humbjen e një profesionisti që për shumë vite punoi për edukimin dhe zhvillimin e brezave të rinj.

Artan Pogoni do të kujtohet si një nga zërat e rëndësishëm të lidhjes mes shkencës dhe sportit në Shqipëri.

Post navigation

Previous: E BUJSHME/ Argjentina u favorizua në Botëror, vjen konfirmimi
Next: Tronditet futbolli, zbulohet plani i Infantinos. Lidhje me Trump për të shitur…  

LEXO EDHE:

qeveria
  • Të Tjera

Absurde! Qeveria merr vendimin drastik për futbollin shqiptar

VETEMSPORT 12.10.2026
nelson hysa
  • Të Tjera

Konfirmohet dueli i madh, kampioni i boksit do të përballet me shqiptarin

VETEMSPORT 28.09.2026
samir mane
  • Të Tjera

Samir Mane i futet futbollit? Zbulohet lëvizja e fundit

VETEMSPORT 23.09.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

partizani
  • Kampionati

Partizani nuk humb kohë, zgjidhet trajneri i ri

VETEMSPORT 13.10.2026
perndreca
  • Kampionati

E papritur/ Shkëlqeu me Dinamon, Përndreca rikthehet në Superiore

VETEMSPORT 13.10.2026
armando broja
  • Kombëtarja

Broja refuzoi transferimin te Juventus, zbardhen prapaskenat

VETEMSPORT 13.10.2026
asani
  • Kombëtarja

VIDEO/ Jasir Asani i mahnit të gjithë me supergolin, por i ndodh e papritura

VETEMSPORT 12.10.2026

About Us | Privacy Policy | Terms and Conditions
Contact us: info@vetemsport.com
by AF themes.