
Kosova & Rajoni
Superliga/ Drita e nis me humbje, turpërohet Malisheva
Superliga e Kosovës ka ngritur siparin dhe rezultatet e javës së parë kanë prodhuar surpriza.
Drita, kampione në fuqi, u mposht minimalisht në transfertë nga Ferizaj. Humbjes regjistroi edhe Malisheva, që u turpërua me shifrat e thella 4-0 nga Prishtina e Re.
Barazim pa gola u regjistrua në duelin Drenica-Llapi, ndonëse rastet për shënim nuk munguan nga të dyja ekipet.
Prishtina fitoi një përballje delikate siç ishte ajo ndaj Dukagjinit në transfertë. Kryeqytetasit ia dolën të marrin 3 pikët, falë triumfit me rezultatin 3-2.
Ndiq VETËM SPORT
Lajmet sportive më të shpejta direkt në rrjetet tuaja.





