Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Kampionati

ZYRTARE/ Dinamo nuk ndalet, prezanton sulmuesin nga rivalët e Superiores

VETEMSPORT 17.08.2025 2 minutes read
IMG_8640

Saliou Guindo është zyrtarizuar si lojtar i Dinamo City. Sulmuesi 28-vjeçar ka qenë pjesë e Egnatias deri këtë verë, kur përfundoi bashkëpunimin me klubin. 

Ai afrohet te Dinamo si zëvendësues i Itodo Mandelës, i cili e vazhdon karrierën në Ukrainë. Me afrimin e Guindos, pas Bernard Berishës, dinamovitët kanë kompletuar repartin ofensiv. Futbollisti është prezantuar me fanellën blu dhe tashmë është vënë nën urdhrat e trajnerit Ilir Daja. 

Guindo e njeh mirë kampionatin shqiptar, pasi ka luajtur më parë me disa skuadra në Superiore. Ai ka pasur gjithashtu edhe disa eksperienca në kampionate të huaja. Dinamo do të ketë në dispozicion lojtarin e ri në prag të ndeshjes me Jagiellonian.

Njoftimi i Dinamos:

Norka Security

“Saliou Guindo është përforcimi i radhës për skuadrën tonë. Futbollisti 28-vjeçar ka bërë prezantimin me fanellën e Dinamo City dhe është vënë nën urdhrat e trajnerit Ilir Daja.

Pas Bernard Berishës, presidenti Adrian Bardhi bën një tjetër goditje, duke kompletuar sulmin blu me një element të rëndësishëm.

Guindo e njeh mjaft mirë kampionatin shqiptar, pasi është aktivizuar me disa skuadra, së fundi me Egnatian. Ai ka pasur po ashtu edhe disa eksperienca në kampionate të tjera të huaja.

Mirë se vjen dhe suksese me fanellën blu, Saliou Guindo!”

Post navigation

Previous: Superliga/ Drita e nis me humbje, turpërohet Malisheva
Next: Milani kualifikohet në Kupë, dëmtohet Leao

LEXO EDHE:

partizani
  • Kampionati

Partizani nuk humb kohë, zgjidhet trajneri i ri

VETEMSPORT 13.10.2026
perndreca
  • Kampionati

E papritur/ Shkëlqeu me Dinamon, Përndreca rikthehet në Superiore

VETEMSPORT 13.10.2026
partizanii
  • Kampionati

Pasoi Orges Shehin, zbulohet kandidati për stolin e Partizanit

VETEMSPORT 12.10.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

partizani
  • Kampionati

Partizani nuk humb kohë, zgjidhet trajneri i ri

VETEMSPORT 13.10.2026
perndreca
  • Kampionati

E papritur/ Shkëlqeu me Dinamon, Përndreca rikthehet në Superiore

VETEMSPORT 13.10.2026
armando broja
  • Kombëtarja

Broja refuzoi transferimin te Juventus, zbardhen prapaskenat

VETEMSPORT 13.10.2026
asani
  • Kombëtarja

VIDEO/ Jasir Asani i mahnit të gjithë me supergolin, por i ndodh e papritura

VETEMSPORT 12.10.2026

About Us | Privacy Policy | Terms and Conditions
Contact us: info@vetemsport.com
by AF themes.