Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Kombëtarja

Surprizë në stërvitje! Vjen Gripshi, shfaqet edhe lojtari i Vllaznisë

VETEMSPORT 08.10.2025 2 minutes read
Seanca-Stervitore-Day-3-2048x1152

Kombëtarja shqiptare vijon përgatitjet në kuadër të ndeshjes kualifikuese për Kupën e Botës 2026 ndaj Serbisë, që do të zhvillohet më 11 tetor në Leskovac.

Në seancën e sotme stërvitore me grupin u bashkua edhe Nazmi Gripshi, ndërsa trajneri Silvinjo i pati të gjithë lojtarët në dispozicion. Stërvitja zgjati rreth 1 orë e 30 minuta dhe nisi me punën në palestër, për të vijuar më pas në fushë, ku stafi teknik punoi mbi disa situata loje dhe aspektin taktik.

Në stërvitje ishte edhe mbrojtësi i Vllaznisë, Elmando Gjini. Ai është marrë në provë nga Silvinjo, për të pasur grupin e plotë, por nuk përjashtohet mundësia që të ftohet në të ardhmen.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se të gjithë lojtarët janë në gjendje të mirë fizike dhe asnjëri nuk ka probleme.

Kombëtarja do të mbyllë nesër përgatitjet në Tiranë për ndeshjen ndaj Serbisë. Ekipi do të udhëtojë të premten drejt Nishit, ku do të akomodohet dhe do të zhvillojë seancën e fundit stërvitore përpara sfidës në Leskovac në stadiumin ku do të luhet ndeshja.

Post navigation

Previous: “Sulm” për Shpëtim Duron, Emiljano Çela: Nuk jam nga ata trajnerë që…
Next: Fitore dhe festë e madhe, kombëtarja e njohur kualifikohet në Botëror

LEXO EDHE:

hysaj
  • Bota
  • Kombëtarja

Klubi italian tenton Hysajn, lojtari merr vendimin

VETEMSPORT 15.09.2026
vlcsnap-2026-09-14-20h45m02s329
  • Kombëtarja

VIDEO/ Supergol në Champions, Jasir Asani i mahnit të gjithë

VETEMSPORT 14.09.2026
mitaj dhe muci
  • Kombëtarja

Shtanget ylli i Kombëtares, i ndodh e papritura para grumbullimit me kuqezinjtë  

VETEMSPORT 13.09.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

hadroj
  • Kampionati

Dështon transferimi te Dinamo, zbardhen prapaskenat e Hadrojit

VETEMSPORT 15.09.2026
gruda1
  • Bota

Shqipëria apo Gjermania? Lajm i madh për Grudën, merr ftesën për ndeshjet e shtatorit

VETEMSPORT 15.09.2026
dion kacuri
  • Kosova & Rajoni

E BUJSHME/ Mesfushori shqiptar braktis Zvicrën, do të luajë për vendlindjen

VETEMSPORT 15.09.2026
ervin skela
  • Bota

Fati i keq ndjek Ervin Skelën, vendim drastik për shqiptarin në Francë

VETEMSPORT 15.09.2026

About Us | Privacy Policy | Terms and Conditions
Contact us: info@vetemsport.com
by AF themes.