Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Kampionati

Tirana godet në merkato, prezanton afrimin “900 mijë eurosh”

VETEMSPORT 26.07.2026 2 minutes read
tirana

Drilon Hazrollaj është afrimi i radhës te Tirana. Përmes një njoftimi zyrtar, bardheblutë bënë të ditur arritjen e marrëveshjes me klubin rumun FC Rapid 1923.

Anësori i djathtë 22-vjeçar nga Kosova i bashkohet kryeqytetasve me formulën e huazimit për një sezon. Në kontratën mes dy klubeve është përfshirë gjithashtu edhe klauzola e të drejtës së blerjes të kartonit në fund të sezonit. Lojtari i ri do të mbulojë repartin e avancuar, duke i dhënë më shumë zgjidhje taktike stafit teknik për objektivat e kampionatit.

Në të kaluarën e tij, ai spikati në Superligën e Kosovës me fanellën e Malishevës përpara se të transferohej në Rumani.

Vlen të theksohet fakti se Rapidi e bleu kartonin e 22-vjeçarit për një shumë të raportuar prej 900 mijë eurosh.

Norka Security

“KF Tirana ka kënaqësinë të njoftojë arritjen e marrëveshjes me Drilon Hazrollaj, i cili i bashkohet klubit në formë huazimi nga FC Rapid 1923, me të drejtë blerjeje përfundimtare të kartonit të lojtarit.

22-vjeçari nga Kosova aktivizohet në repartin ofensiv dhe vjen pas eksperiencave me FC Malishevën dhe FC Rapid 1923, duke shtuar një tjetër alternativë në organikën e skuadrës bardheblu për sezonin e ri.

Marrëveshja mes dy klubeve parashikon mundësinë që KF Tirana ta bëjë transferimin e lojtarit përfundimtar në përfundim të periudhës së huazimit, sipas kushteve të dakordësuara.

Mirë se erdhe në familjen bardheblu, Drilon! Të urojmë suksese me fanellën e KF Tiranës”, thuhet në njoftimin e klubit.

Post navigation

Previous: ZYRTARE/ Transferim në La Liga? Jasir Asani u jep fund dilemave
Next: Shuma e majme! Zbulohet sa arkëtoi Kristian Prenga nga dueli me Joshuan

LEXO EDHE:

partizani
  • Kampionati

Partizani nuk humb kohë, zgjidhet trajneri i ri

VETEMSPORT 13.10.2026
perndreca
  • Kampionati

E papritur/ Shkëlqeu me Dinamon, Përndreca rikthehet në Superiore

VETEMSPORT 13.10.2026
partizanii
  • Kampionati

Pasoi Orges Shehin, zbulohet kandidati për stolin e Partizanit

VETEMSPORT 12.10.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

partizani
  • Kampionati

Partizani nuk humb kohë, zgjidhet trajneri i ri

VETEMSPORT 13.10.2026
perndreca
  • Kampionati

E papritur/ Shkëlqeu me Dinamon, Përndreca rikthehet në Superiore

VETEMSPORT 13.10.2026
armando broja
  • Kombëtarja

Broja refuzoi transferimin te Juventus, zbardhen prapaskenat

VETEMSPORT 13.10.2026
asani
  • Kombëtarja

VIDEO/ Jasir Asani i mahnit të gjithë me supergolin, por i ndodh e papritura

VETEMSPORT 12.10.2026

About Us | Privacy Policy | Terms and Conditions
Contact us: info@vetemsport.com
by AF themes.