Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Kampionati

Trajneri drejt shkarkimit, klubi i Superiores gjen pasuesin

VETEMSPORT 03.02.2026 1 minute read
superiore

Trajneri i Flamurtarit, Francesco Moriero, ndodhet në prag të shkarkimit pas rezultateve të fundit që e kanë zhytur skuadrën vlonjate në fundin e tabelës me 19 pikë.

Ndeshja e së premtes kundër Egnatias konsiderohet vendimtare për të ardhmen e italianit, ku vetëm një rezultat pozitiv mund ta mbajë atë në detyrë. Fitorja e Tiranës ndaj rrogozhinasve ka rënduar pozitat e kuqezinjve, duke rritur presionin mbi stafin teknik për pikë mbijetese.

Burime pranë klubit konfirmojnë se Julian Ahmataj është kandidati kryesor për të marrë drejtimin e ekipit në rast largimi të Morieros.

Ahmataj, i cili së fundmi u largua nga drejtimi i Kombëtares U19, shihet si njeriu i duhur për shkak të përvojës së tij në Superiore dhe njohjes së ambientit vlonjat.

Norka Security

46-vjeçari ka qenë pjesë e Flamurtarit si futbollist në sezonin 2010-2011 dhe zotëron një karrierë të pasur si trajner me disa klube elitare. Vendimi përfundimtar pritet të merret menjëherë pas përfundimit të sfidës së radhës.

Post navigation

Previous: ZYRTARE/ Pretendentët nuk ndalen, transferojnë mesfushorin e Partizanit
Next: E bujshme/ Arrihet marrëveshja, Messi pranon rikthimin te ish-skuadra

LEXO EDHE:

partizani
  • Kampionati

Partizani nuk humb kohë, zgjidhet trajneri i ri

VETEMSPORT 13.10.2026
perndreca
  • Kampionati

E papritur/ Shkëlqeu me Dinamon, Përndreca rikthehet në Superiore

VETEMSPORT 13.10.2026
partizanii
  • Kampionati

Pasoi Orges Shehin, zbulohet kandidati për stolin e Partizanit

VETEMSPORT 12.10.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

partizani
  • Kampionati

Partizani nuk humb kohë, zgjidhet trajneri i ri

VETEMSPORT 13.10.2026
perndreca
  • Kampionati

E papritur/ Shkëlqeu me Dinamon, Përndreca rikthehet në Superiore

VETEMSPORT 13.10.2026
armando broja
  • Kombëtarja

Broja refuzoi transferimin te Juventus, zbardhen prapaskenat

VETEMSPORT 13.10.2026
asani
  • Kombëtarja

VIDEO/ Jasir Asani i mahnit të gjithë me supergolin, por i ndodh e papritura

VETEMSPORT 12.10.2026

About Us | Privacy Policy | Terms and Conditions
Contact us: info@vetemsport.com
by AF themes.