Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Kombëtarja

Transferimi në Kinë drejt dështimit, klubi i njohur tenton Manajn

VETEMSPORT 21.01.2026 1 minute read
Rey Manaj

E ardhmja e sulmuesit të Kombëtares shqiptare, Rey Manaj, mbetet ende e papërcaktuar pas vendimit për t’u larguar nga Al-Sharjah në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Edhe pse ditët e fundit u raportua për një marrëveshje të mundshme me klubin kinez Zhejiang, bisedimet nuk janë finalizuar ende zyrtarisht.

Sulmuesi 28-vjeçar ka marrë një ofertë financiarisht të lartë nga Kina, por lojtari po shqyrton edhe opsione të tjera për karrierën e tij. Ndërkohë, klubi i Sivasporit në Turqi ka rihapur mundësinë për një rikthim të mundshëm të Manajt në kampionatin turk.

Klubi turk pritet të zhbllokojë merkaton pas shlyerjes së detyrimeve financiare në FIFA dhe i ka paraqitur një propozim konkret futbollistit. Presidenti i Sivasporit është në pritje të një përgjigjeje përfundimtare nga sulmuesi, i cili kërkon kushte të larta financiare.

Deri në këtë moment, Manaj nuk ka nënshkruar me asnjë skuadër, duke i mbajtur të hapura të dyja pistat e transferimit. Vendimi përfundimtar pritet të merret brenda ditëve të ardhshme para mbylljes së afatit kalimtar të janarit.

Post navigation

Previous: “Plas” te Dinamo, Vllaznia shkakton “tërmet”. Zbulohet çfarë ka ndodhur
Next: Gati firma në Superiore, Kevin Dodaj drejt rikthimit në Shqipëri

LEXO EDHE:

Kristjan Asllani
  • Bota
  • Kombëtarja

Arrihet akordi, Kristjan Asllani bëhet me ekip të ri

VETEMSPORT 25.08.2026
auto_Asllani-11754315508
  • Kombëtarja

E konfirmon eksperti i merkatos, Kristjan Asllani përgatitet për aventurën e re

VETEMSPORT 25.08.2026
MUCI DHE SALAH
  • Bota
  • Kombëtarja

VIDEO/ Spektakël nga Muçi, festë me Salah pas golit  

VETEMSPORT 23.08.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

IMG_6245
  • Bota

Shorti i Champions League

VETEMSPORT 27.08.2026
1
  • Kampionati

Merret vendimi, zbulohet stadiumi për Skënderbeu-Dinamo

VETEMSPORT 27.08.2026
policia
  • Kampionati

Probleme për klubin e Superiores, arrestohet aksioneri

VETEMSPORT 26.08.2026
sembene
  • Kampionati

U largua nga Partizani, Sembene drejt kalimit të skuadra tjetër shqiptare

VETEMSPORT 26.08.2026

About Us | Privacy Policy | Terms and Conditions
Contact us: info@vetemsport.com
by AF themes.