Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Video
  • Kampionati

U rrëzuan nga Kategoria, klubi nxjerr “faktet” dhe kërkon fitoren në tavolinë

VETEMSPORT 10.05.2026 3 minutes read
superiore

Klubi i futbollit Kukësi ka depozituar një ankesë zyrtare pranë Federatës Shqiptare të Futbollit, duke kërkuar fitoren në tavolinë për ndeshjen “play-out” ndaj ekipit Bylis B.

Sipas pretendimeve të klubit verilindor, skuadra ballshiote ka shkelur rregulloren e veprimtarisë futbollistike gjatë përballjes së të shtunës. Kukësi argumenton se kundërshtari ka aktivizuar nëntë lojtarë të regjistruar fillimisht me ekipin e parë, ndërkohë që rregullat lejojnë vetëm pesë të tillë. Në reagimin e tyre publik, drejtuesit e Kukësit theksojnë se kriteret për numrin e ndeshjeve të lojtarëve të ekipit A nuk janë respektuar.

Dokumentacioni i dorëzuar përfshin listat e federimit, të dhënat nga sistemi COMET dhe protokollin zyrtar të takimit. Klubi bën me dije se ankimimi është kryer brenda afatit ligjor prej 24 orësh pas përfundimit të sfidës. Sipas njoftimit, Kukësi ka vënë në dispozicion të Komisionit të Disiplinës edhe pamje filmike që vërtetojnë këto parregullsi.

Verilindorët kujtojnë se ka precedentë të mëparshëm ku Bylis B është ndëshkuar me humbje në tavolinë për shkelje të ngjashme. Përmes kësaj kërkese, klubi synon të ndryshojë rezultatin e fushës që i dërgoi ata një kategori më poshtë.

REAGIMI:

Pas ndeshjes “Play Out” ndaj Bylis B, FK Kukësi i është drejtuar zyrtarisht Federatës Shqiptare të Futbollit dhe Komisionit të Disiplinës për shqyrtimin e shkeljes së Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike.

Në bazë të listave të federimit, protokollit zyrtar të ndeshjes dhe sistemit COMET, rezulton se Bylis B ka aktivizuar 9 lojtarë të regjistruar tek ekipi A: Ahmed Ibrahim Adepoju, Ibrahim Ademola Akibu, Renato Beqaj, Dime Dimov, Guilherme Ferreira Buranelli, Ergi Hodo, Robert Muric, Paulo Pjeshka dhe Gjorgji Stoilov.

Sipas nenit 52.16, lejohet aktivizimi i vetëm 5 lojtarëve nga ekipi A, ku 3 prej tyre duhet të kenë më pak se 10 ndeshje me ekipin e parë gjatë sezonit. Këto kushte nuk janë respektuar, duke përbërë shkelje të rregullores.

FK Kukësi ka respektuar të gjitha pikat e rregullores, përfshirë edhe afatin e ankimimit brenda 24 orëve, sipas procedurave zyrtare, duke bashkangjitur dokumente që verifikojnë shkeljen, pamje filmike dhe protokollin zyrtar.

Kjo nuk është hera e parë që ndodhin raste të ngjashme me Bylis B, ku janë marrë vendime për humbje në tavolinë për shkelje të rregullores.

Për këtë arsye, klubi ynë kërkon zyrtarisht fitoren në tavolinë, në përputhje me rregulloren dhe precedentët ekzistues.

FK Kukësi ka besim të plotë se organet kompetente të FSHF-së dhe Komisioni i Disiplinës do të japin një vendim të drejtë, të bazuar në fakte dhe në mbrojtje të integritetit të garës.

Post navigation

Previous: Përcaktohet kalendari i ndeshjeve në “Final Four”
Next: Barcelona fiton titullin kampion, Reali dorëzohet ndaj katalanasve 

Të ngjashme

DINAMO EGNATIAA
  • Kampionati

Dinamo fiton Kupën e Shqipërisë, mposht Egnatian në finale

VETEMSPORT 13.05.2026
skenderbeu
  • Kampionati

Skënderbeu pritet të zgjedhë një trajner të huaj

VETEMSPORT 13.05.2026
Teuta
  • Kampionati

Ndryshon orari për ndeshjen Teuta-Pogradeci

VETEMSPORT 13.05.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

Luka Modric
  • Bota

Milani pret rikthimin e Modric, maska si shpëtim

VETEMSPORT 13.05.2026
DINAMO EGNATIAA
  • Kampionati

Dinamo fiton Kupën e Shqipërisë, mposht Egnatian në finale

VETEMSPORT 13.05.2026
juventus
  • Bota

Tre lojtarë të Real Madrid në listën e Juventus

VETEMSPORT 13.05.2026
sergio ramos
  • Bota

Sergio Ramos blen klubin e La Liga-s

VETEMSPORT 13.05.2026

Privacy Policy | Terms and Conditions | info@vetemsport.com
by AF themes.