Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Kampionati

Përcaktohet kalendari i ndeshjeve në “Final Four”

VETEMSPORT 10.05.2026 2 minutes read
IMG_0739-2048x1152

Pas përfundimit të sezonit të rregullt në Superiore, është zyrtarizuar edhe kalendari i fazës “Final 4”, ku do të përcaktohet skuadra kampione e sezonit.

Në këtë fazë do të marrin pjesë Vllaznia, Elbasani, Egnatia dhe Dinamo City. Sipas rregullores, pikët e grumbulluara gjatë kampionatit do të përgjysmohen dhe do të llogariten me vlerën më të ulët. Vllaznia dhe Elbasani e nisin fazën finale me nga 31 pikë, ndërsa Egnatia ka 28 dhe Dinamo City 24 pikë.

Ndeshja e parë do të luhet më 16 maj mes Vllaznisë dhe Dinamo City, ndërsa një ditë më pas përballen Elbasani dhe Egnatia. Më 23 maj do të luhet sfida Vllaznia-Egnatia, ndërsa më 24 maj Elbasani do të përballet me Dinamo City.

Dy ndeshjet e fundit janë Egnatia-Dinamo City më 29 maj dhe Vllaznia-Elbasani më 31 maj. Të gjitha sfidat e “Final 4” do të zhvillohen në stadiumin “Air Albania” duke nisur nga ora 19:00.

Norka Security

Renditja përfundimtare e skuadrave në këtë fazë sipas rregullores do të jetë si më poshtë:

1. Vllaznia 31 pikë

2. Elbasani 31 pikë

3. Egnatia 28 pikë

4. Dinamo City 24 pikë

Kalendari i ndeshjeve të Final 4:

Vllaznia vs Dinamo City, 16.05.2026 19:00

Elbasani vs Egnatia, 17.05.2026 19:00

Vllaznia vs Egnatia, 23.05.2026 19:00

Elbasani vs Dinamo City, 24.05.2026 19:00

Egnatia vs Dinamo City, 29.05.2026 19:00

Vllaznia vs Elbasani, 31.05.2026 19:00

Post navigation

Previous: Nuk është Kukësi, skuadra tjetër njofton ngjitjen në Kategorinë e Parë
Next: U rrëzuan nga Kategoria, klubi nxjerr “faktet” dhe kërkon fitoren në tavolinë

LEXO EDHE:

partizani
  • Kampionati

Partizani nuk humb kohë, zgjidhet trajneri i ri

VETEMSPORT 13.10.2026
perndreca
  • Kampionati

E papritur/ Shkëlqeu me Dinamon, Përndreca rikthehet në Superiore

VETEMSPORT 13.10.2026
partizanii
  • Kampionati

Pasoi Orges Shehin, zbulohet kandidati për stolin e Partizanit

VETEMSPORT 12.10.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

partizani
  • Kampionati

Partizani nuk humb kohë, zgjidhet trajneri i ri

VETEMSPORT 13.10.2026
perndreca
  • Kampionati

E papritur/ Shkëlqeu me Dinamon, Përndreca rikthehet në Superiore

VETEMSPORT 13.10.2026
armando broja
  • Kombëtarja

Broja refuzoi transferimin te Juventus, zbardhen prapaskenat

VETEMSPORT 13.10.2026
asani
  • Kombëtarja

VIDEO/ Jasir Asani i mahnit të gjithë me supergolin, por i ndodh e papritura

VETEMSPORT 12.10.2026

About Us | Privacy Policy | Terms and Conditions
Contact us: info@vetemsport.com
by AF themes.