Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Kombëtarja

Miqësorja, Shqipëria humb ndaj Ukrainës

VETEMSPORT 31.03.2026 2 minutes read
vlcsnap-2026-03-31-20h41m10s064

Kombëtarja e Shqipërisë ka pësuar një tjetër humbje minimale 1-0, këtë herë në miqësoren e zhvilluar në Valencia kundër Ukrainës.

Pas eliminimit nga Polonia në play off, kuqezinjtë u shfaqën sërish në vështirësi, duke u dominuar përgjatë gjithë takimit nga kundërshtari.

Goli që vulosi fatin e sfidës u shënua sapo nisi pjesa e dytë, në minutën e 46-të, nga sulmuesi Hutsuliak. Ky i fundit përfitoi nga një krosim i saktë për të dërguar topin në rrjetë me një goditje me kokë.

Ukraina pati mundësi të shumta për të dyfishuar rezultatin, por u ndal nga ndërhyrjet e Thomas Strakoshës dhe shtylla pingule.

Norka Security

Shqipëria u kundërpërgjigj vetëm në një rast me Qazim Laçin, goditja e të cilit u devijua me vështirësi nga portieri ukrainas.

UKRAINË-SHQIPËRI 1-0

Mbyllet ndeshja.

79’- Pranë barazimit Shqipëria, Uzuni ndalet nga portieri në momentin e fundit.

78’- Tjetër rast për Ukrainën. Hutsuliak godet rrjetën e jashtme.

70’- Me fat Shqipëria. Gjuajtja e Shaparenkos ndalet te shtylla.

46’- Gol Ukraina. Hutsuliak përfiton nga një krosim në zonë dhe shënon me kokë.

Mbyllet pjesa e parë.

41’- Gjuajtje e fortë nga Malinovksi nga goditja e dënimit. Grushton Strakosha.

39’- Hutsuliak merr një top në zonë dhe gjuan menjëherë, por topi shkon mbi traun e portës së Strakoshës.

35’- Hysaj kroson në zonë, por nuk shfrytëzohet. Ukrainasit largojnë rrezikun.

31’- Presing i shpejtë nga Ukraina. Shqipëria vuan për të dalë nga gjysmëfusha.

25’- Mundësia më e mirë për Shqipërinë. Broja merr një top të gjatë nga Pllana, por zhgënjen në momentin e fundit. Ndalet nga portieri.

22’- Pranë golit Ukraina me Voloshyn. Gjuajtja e tij ndalet me këmbë nga Strakosha.

17’- Shënon Ukraina me Yaremchuk me kokë, por anulohet për pozicion jashtë loje.

12’- Aksion i bukur i Shqipërisë nga e majta, Mitaj ndalet në momentin e fundit.

7’- Malynovski provon me një gjuajtje të fortë, por devijohet në këndore.

4’- Shkëndija e parë vjen nga Ukraina. Yaremchuk lëshon gjuajtje të fortë, por pret Strakosha.

0’- Starton sfida!

Post navigation

Previous: Kosova nuk ia del dot, Turqia kualifikohet në Botëror
Next: Italia dështon të shkojë në Botëror, dramë pas penalltive

LEXO EDHE:

armando broja
  • Kombëtarja

Broja refuzoi transferimin te Juventus, zbardhen prapaskenat

VETEMSPORT 13.10.2026
asani
  • Kombëtarja

VIDEO/ Jasir Asani i mahnit të gjithë me supergolin, por i ndodh e papritura

VETEMSPORT 12.10.2026
mehmeti1
  • Kombëtarja

Luajti dhe shënoi me Shqipërinë, Mehmeti merr lajmin e keq

VETEMSPORT 10.10.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

partizani
  • Kampionati

Partizani nuk humb kohë, zgjidhet trajneri i ri

VETEMSPORT 13.10.2026
perndreca
  • Kampionati

E papritur/ Shkëlqeu me Dinamon, Përndreca rikthehet në Superiore

VETEMSPORT 13.10.2026
armando broja
  • Kombëtarja

Broja refuzoi transferimin te Juventus, zbardhen prapaskenat

VETEMSPORT 13.10.2026
asani
  • Kombëtarja

VIDEO/ Jasir Asani i mahnit të gjithë me supergolin, por i ndodh e papritura

VETEMSPORT 12.10.2026

About Us | Privacy Policy | Terms and Conditions
Contact us: info@vetemsport.com
by AF themes.