Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Kombëtarja

Vendoset e ardhmja e Ernest Muçit 

VETEMSPORT 17.05.2026 2 minutes read
IMG_3813

Klubi i Trabzonsporit ka vendosur të ushtrojë të drejtën e blerjes përfundimtare të kartonit të sulmuesit shqiptar, Ernest Muçi, nga Besiktas. 

Sipas raportimeve të fundit nga media turke “TAKA Gazetesi”, operacioni financiar kap vlerën e 20 milionë eurove, shifër kjo që përfshin kartonin dhe përfitimet ekonomike të lojtarit. 

Me këtë lëvizje, Muçi do të nënshkruajë një kontratë të re katërvjeçare, me opsion rinovimi edhe për një vit tjetër, duke mbyllur diskutimet për të ardhmen e tij. 

Negociatat mes klubeve u karakterizuan nga qëndrimi i prerë i presidentit të Besiktas, Serdal Adali, por marrëveshja u arrit përpara afatit përfundimtar të caktuar më 22 maj. 

Norka Security

Ky transferim shënon goditjen e tretë të rëndësishme për Trabzonsporin në prag të sezonit të ri. Më herët, klubi ka siguruar shërbimet e Ruslan Malinovskyit me parametër zero dhe ka blerë futbollistin Thierry Karadeniz. 

Ky investim i rëndësishëm rikonfirmon ambiciet e klubit turk për të ndërtuar një organikë pretendente. Muçi pritet të jetë një nga shtyllat kryesore të projektit të ri teknik të skuadrës.

Post navigation

Previous: Dinamo triumfon ndaj Vllaznisë në ndeshjen e parë të “Final Four”
Next: Vllaznisë i bllokohet merkato nga FIFA

LEXO EDHE:

armando broja
  • Kombëtarja

Broja refuzoi transferimin te Juventus, zbardhen prapaskenat

VETEMSPORT 13.10.2026
asani
  • Kombëtarja

VIDEO/ Jasir Asani i mahnit të gjithë me supergolin, por i ndodh e papritura

VETEMSPORT 12.10.2026
mehmeti1
  • Kombëtarja

Luajti dhe shënoi me Shqipërinë, Mehmeti merr lajmin e keq

VETEMSPORT 10.10.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

tifozet e tiranes
  • Kampionati

“Rezistenca bëhet detyrim”, tifozët e Tiranës braktisin ndeshjen. Dalin në mbështetje të protestave 

VETEMSPORT 17.10.2026
guerrils
  • Kampionati

“Guerrils” thirrje për bashkim me rivalët, dalin në mbështetje të protestuesve

VETEMSPORT 16.10.2026
partizani
  • Kampionati

Partizani nuk humb kohë, zgjidhet trajneri i ri

VETEMSPORT 13.10.2026
perndreca
  • Kampionati

E papritur/ Shkëlqeu me Dinamon, Përndreca rikthehet në Superiore

VETEMSPORT 13.10.2026

About Us | Privacy Policy | Terms and Conditions
Contact us: info@vetemsport.com
by AF themes.