Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Kombëtarja

Vendoset fati i Shqipërisë për Botërorin, Silvinjo ka gati surprizën e madhe

VETEMSPORT 05.11.2025 2 minutes read
Silvinjo

Shqipëria do të luajë më 13 nëntor në transfertë ndaj Andorrës dhe më pas, më 16 nëntor, do të presë Anglinë në “Air Albania”. Këto dy ndeshje do të jenë vendimtare për ecurinë në eliminatoret e Botërorit, pasi me një fitore në Andorra, kuqezinjtë mund të sigurojnë një vend në “Play Off”.

Deri tani, skuadra e Silvinjos ka zhvilluar një fushatë pozitive, me barazimin 1-1 në Letoni si rezultatin më zhgënjyes. Në atë takim, Shqipëria luajti me skemën 4-3-3, të cilën trajneri e përdori sërish në fitoren 1-0 ndaj Serbisë në Leskovc. Ndryshe nga sfida në Letoni, ku loja ishte e vakët, ndaj Serbisë kuqezinjtë u paraqitën bindshëm, duke qenë solidë në mbrojtje dhe më krijues në sulm.

Silvinjo ka përdorur gjithashtu skemën 4-2-3-1 në tre ndeshje kualifikuese, ku janë regjistruar dy fitore dhe një barazim. Ky rreshtim është përdorur vetëm në ndeshjet në shtëpi, ndërsa 4-3-3 është aplikuar në transfertë. Ndërkohë, formacioni 4-1-4-1 është përdorur vetëm një herë, në humbjen 2-0 ndaj Anglisë.

Për sfidat e nëntorit, pritet që Silvinjo të zgjedhë mes stabilitetit të 4-2-3-1 dhe fleksibilitetit të 4-3-3, në varësi të kundërshtarit dhe kushteve të ndeshjes. Rezultatet e këtyre dy takimeve do të përcaktojnë përfundimisht fatin e Shqipërisë në këto eliminatore.

Norka Security

Post navigation

Previous: E BUJSHME/ Yamal shtyn trajnerin Flick drejt largimit
Next: Anglezëve nuk u dilte inati, zbulohet “hilja” e përdorur ndaj Skënderbeut

LEXO EDHE:

armando broja
  • Kombëtarja

Broja refuzoi transferimin te Juventus, zbardhen prapaskenat

VETEMSPORT 13.10.2026
asani
  • Kombëtarja

VIDEO/ Jasir Asani i mahnit të gjithë me supergolin, por i ndodh e papritura

VETEMSPORT 12.10.2026
mehmeti1
  • Kombëtarja

Luajti dhe shënoi me Shqipërinë, Mehmeti merr lajmin e keq

VETEMSPORT 10.10.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

partizani
  • Kampionati

Partizani nuk humb kohë, zgjidhet trajneri i ri

VETEMSPORT 13.10.2026
perndreca
  • Kampionati

E papritur/ Shkëlqeu me Dinamon, Përndreca rikthehet në Superiore

VETEMSPORT 13.10.2026
armando broja
  • Kombëtarja

Broja refuzoi transferimin te Juventus, zbardhen prapaskenat

VETEMSPORT 13.10.2026
asani
  • Kombëtarja

VIDEO/ Jasir Asani i mahnit të gjithë me supergolin, por i ndodh e papritura

VETEMSPORT 12.10.2026

About Us | Privacy Policy | Terms and Conditions
Contact us: info@vetemsport.com
by AF themes.