Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Video
  • Kombëtarja

VIDEO/ Mehmeti e bën “sefte”, shënon golin e parë te Ipswich. Shikoni realizimin

VETEMSPORT 21.02.2026 2 minutes read
meh

Anis Mehmeti nuk ka humbur kohë për të treguar vlerat e tij te Ipswich Town, duke gjetur golin e parë me fanellën e re vetëm pak javë pas transferimit gjatë merkatos së janarit.

Futbollisti i Kombëtares shqiptare, i cili u rreshtua si titullar në transfertën e vështirë ndaj Wrexham, shënoi golin e barazimit në minutën e 20-të të takimit.

Mehmeti u tregua i vëmendshëm në zonë, duke u pozicionuar saktë për të dërguar topin në rrjetë dhe për të rikthyer baraspeshën.

SHIKONI GOLIN:

Ky gol mbart një peshë të veçantë për “Traktoristët”, pasi u realizua kundër një rivali direkt në garën për zonën play-off të Championship. Wrexham, klubi në pronësi të yjeve të Hollivudit, Ryan Reynolds dhe Rob McElhenney, është një nga skuadrat më me pretendime për t’u ngjitur në Premier League këtë sezon.

Për Mehmetin, ky ishte goli i 9-të sezonal në kampionat, pasi 8 të tjerë i shënoi me Bristol City në pjesën e parë të edicionit, duke konfirmuar formën e tij të shkëlqyer që po e ndjek edhe në aventurën e re.

Post navigation

Previous: Elbasani fiton mes polemikave të mëdha, Vora rrezikon shumë. Shikoni çfarë ndodhi
Next: VIDEO/ Skandal në Maqedoninë e Veriut! Policët përplasen me klubin shqiptar, tifozët nuk përmbahen

Të ngjashme

adri mehmeti dhe Lionel Messi
  • Kombëtarja

Talenti shqiptar shtang Lionel Messin, shënon gol vendimtar

VETEMSPORT 12.04.2026
amir-abrashi
  • Kampionati
  • Kombëtarja

ZYRTARE/ Transferim në Superiore? Firmos Amir Abrashi

VETEMSPORT 10.04.2026
PEA DUKA
  • Kombëtarja

ZYRTARE/ Largim i rëndësishëm, FSHF zbulon arsyen

VETEMSPORT 10.04.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

trajneri
  • Kosova & Rajoni

ZYRTARE/ “Tërmet” pas humbjes te klubi i Superligës, largohet trajneri

VETEMSPORT 12.04.2026
egnatia
  • Kampionati

Humbja me Tiranën, deklaratë e fortë nga Egnatia. Ka dyshime për…

VETEMSPORT 12.04.2026
tirana egnatia
  • Kampionati

Tirana mposht Egnatian, si ndryshon renditja në Superiore

VETEMSPORT 12.04.2026
muriqo
  • Kosova & Rajoni

HISTORIKE! Lojtari shqiptar shënon dopietë në La Liga dhe thyen rekordin e Eto’o

VETEMSPORT 12.04.2026

Developed by

Copyright © All rights reserved. | MoreNews by AF themes.