
Ernest Muçi po kalon sezonin më të mirë në karrierë. Sulmuesi i Kombëtares vazhdon të shënojë rregullisht te Trabzonspor, diçka që e ka arritur edhe këtë fundjavë.
Futbollisti kuqezi, gjeti rrugën e rrjetës ndaj Fenerbahce. Në minutën e 6-të, Muçi i dha avantazhin skuadrës së tij.
Pas një topi të gjatë të marrë, shqiptari gjuajti bukur dhe ia doli të mposhtë portierin mik. Ky gol, bëri që të shpërthejë festa e madhe në stadium.
Pas kësaj, ai i shkoi shumë afër edhe një supergoli nga goditja e dënimit. Megjithatë, gjuajtja e tij e fortë, u ndal te tranversa.
🥅 Ernest Muçi'nin kullandığı serbest vuruş, üst direğe takıldı!#TSvFB #beINSPORTS pic.twitter.com/7T77whSV2k
— beIN SPORTS Türkiye (@beINSPORTS_TR) February 14, 2026







