
Kombëtarja
VIDEO/ U largua nga Kombëtarja, futbollisti kuqezi shënon golin e dytë radhazi
Odise Roshi po kalon një periudhë të mirë te Keciorengucu, duke u bërë vendimtar me golat e tij. Pas realizimit në fundjavë në kampionat, ai shënoi sërish në Kupën e Turqisë ndaj Kayserispor.
Ndeshja përfundoi 0-0 në kohën e rregullt, duke u zgjatur në shtesë. Në minutën e 117-të, Roshi gjeti golin që vulosi kualifikimin për skuadrën e tij.
Ai shfrytëzoi një top në zonë dhe me një kthesë të shpejtë dërgoi topin në rrjetë për rezultatin 2-0. Ky ishte goli i tij i tretë sezonal mes kampionatit dhe Kupës.
SHIKO GOLIN: https://vetemsport.com/goli-i-odise-roshit/
Kujtojmë se Roshi nuk është ftuar në Kombëtare prej shumë kohësh, ndërsa një vit më parë njoftoi tërheqjen nga Shqipëria.
Ndiq VETËM SPORT
Lajmet sportive më të shpejta direkt në rrjetet tuaja.





