Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Kombëtarja

E BUJSHME/ Luan për Meksikë, sulmuesi mund të kalojë te Shqipëria

VETEMSPORT 02.12.2025 2 minutes read
-900-0-1764690090xb0743871-7731-4a09-aea0-5e08ffeef83c-582

Mattheo Dimareli është emri më i ri që ka dalë në skenën e futbollit. Bëhet fjalë për një sulmues 16-vjeçar, i cili momentalisht aktivizohet me Meksikën U16. Por, ç’interes ka ky lojtar për shqiptarët?!

Dimareli është një djalosh, mamaja e të cilit është meksikane, ndërsa babai shqiptar. Mediat në Meksikë po “çmenden” pas paraqitjeve të fundit të 16-vjeçarit, i cili la përfaqësuesen e SHBA-ve, për t’u bashkuar me Meksikën.

SHIKONI VIDEON E LOJTARIT: https://vetemsport.com/mattheo-dimareli/

Madje, mediat meksikane kanë dhënë 4 opsione për të ardhmen e sulmuesit të djathtë në rang kombëtares. Dimareli mund të zgjedhë midis, Greqisë, Meksikës, SHBA-ve dhe Shqipërisë. Kjo ka bërë që tifozët të ëndërrojnë, për një futbollist që tashmë po bën “bujë” andej e këtej oqeanit.

Përsa i përket rangut të klubeve, 16-vjeçari luan me Dinamo Houston Academy, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Këtë sezon ka shënuar 4 gola dhe asistuar në 2 të tjerë, gjë që ka bërë të fitojë vëmendje.

Pritet të shihet se si do të shkojë “historia” e futbollistit në fjalë, me Dimarelin që mesa duket e sheh ende herët për të vendosur mbi shtetin që do të përfaqësojë.

Post navigation

Previous: VIDEO/ U largua nga Kombëtarja, futbollisti kuqezi shënon golin e dytë radhazi
Next: E pëson drejtori i Superiores, dënohen dy klube. Zbulohen vendimet e Disiplinës

LEXO EDHE:

Kristjan Asllani
  • Bota
  • Kombëtarja

Arrihet akordi, Kristjan Asllani bëhet me ekip të ri

VETEMSPORT 25.08.2026
auto_Asllani-11754315508
  • Kombëtarja

E konfirmon eksperti i merkatos, Kristjan Asllani përgatitet për aventurën e re

VETEMSPORT 25.08.2026
MUCI DHE SALAH
  • Bota
  • Kombëtarja

VIDEO/ Spektakël nga Muçi, festë me Salah pas golit  

VETEMSPORT 23.08.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

IMG_6245
  • Bota

Shorti i Champions League

VETEMSPORT 27.08.2026
1
  • Kampionati

Merret vendimi, zbulohet stadiumi për Skënderbeu-Dinamo

VETEMSPORT 27.08.2026
policia
  • Kampionati

Probleme për klubin e Superiores, arrestohet aksioneri

VETEMSPORT 26.08.2026
sembene
  • Kampionati

U largua nga Partizani, Sembene drejt kalimit të skuadra tjetër shqiptare

VETEMSPORT 26.08.2026

About Us | Privacy Policy | Terms and Conditions
Contact us: info@vetemsport.com
by AF themes.