Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Kombëtarja

VIDEO/ Vendos një eurogol! Shqipëria U-21 fiton ndaj Moldavisë

VETEMSPORT 13.11.2025 2 minutes read
IMG_0407

Kombëtarja U-21 fitoi miqësoren e parë të nëntorit ndaj Moldavisë me rezultatin 1-0. Kuqezinjtë zhvilluan një ndeshje shumë të mirë në qendrën stërvitore të Kombëtares moldave, në Vadul lui Vodă, ndërsa goli i fitores u realizua nga Burak Alili.

Shqipëria e nisi ndeshjen në sulm dhe që në minutat e para ishte pranë golit me Dodajn, por tentativa e sulmuesit kuqezi u ndal nga shtylla.

Pak minuta më vonë, ishte sërish Dodaj që provoi me një goditje me kokë, por u ndal nga portieri.

Në minutën e 18-të, Shqipëria zhbllokoi rezultatin me Burak Alilin, i cili realizoi një eurogol nga goditja e dënimit.

Kuqezinjtë provuan sërish dhe pas një aksioni të mirë i shkuan shumë pranë golit të dytë me Rrok Tomën, i cili u gjend i vetëm përballë portierit, por tentativa e tij u ndal.

Fraksioni i dytë nisi me një rast të rrezikshëm për Moldavinë, megjithatë Shqipëria mori sërish në kontroll lojën dhe u hodh në sulm për të shënuar golin e sigurisë.

Gjatë pjesës së dytë trajneri Bushi aktivizoi edhe Selimajn, Dakën, Ramajn, Koten, Brrutin dhe Bashin.

Në fundin e takimit, kuqezinjtë patën një mundësi të artë shënimi me Selimajn, por goditja përfundoi jashtë. 

Kuqezinjtë administruan mirë avantazhin deri në fund dhe ndeshja u mbyll me fitoren 1-0 për Shqipërinë U-21.

Kombëtarja U-21 do të luajë ndeshjen e dytë miqësore më 17 nëntor ndaj Ukrainës U-21 në “Elbasan Arena”, në orën 18:00.

Post navigation

Previous: Andorrë-Shqipëri, Silvinjo dërgon dy lojtarë në tribunë
Next: Si funksionon “play off”/ Nga shorti te stadiumet, mësoni rregulloren

Të ngjashme

muci
  • Kombëtarja

VIDEO/ Goooool Ernest Muçi! Shqiptari e nis mbarë te Trabzonspor

VETEMSPORT 02.08.2026
vlcsnap-2026-08-01-14h47m27s195
  • Kombëtarja

VIDEO/ Gafë qesharake dhe gol, Daku nuk ndalet në Rusi

VETEMSPORT 01.08.2026
komb
  • Kombëtarja

11 milionë euro për sulmuesin e Kombëtares, pritet transferimi i bujshëm

VETEMSPORT 31.07.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

skenderbeu
  • Kampionati

E KRYER/ Titullari largohet nga Skënderbeu, kalon te skuadra tjetër në Shqipëri

VETEMSPORT 15.08.2026
muci
  • Kombëtarja

VIDEO/ Goooool Ernest Muçi! Shqiptari e nis mbarë te Trabzonspor

VETEMSPORT 02.08.2026
duka ceferin
  • Kampionati

E BUJSHME/ Duka merr drejtimin e UEFA-s? Zbulohen prapaskenat

VETEMSPORT 02.08.2026
vlcsnap-2026-08-01-14h47m27s195
  • Kombëtarja

VIDEO/ Gafë qesharake dhe gol, Daku nuk ndalet në Rusi

VETEMSPORT 01.08.2026

About Us | Privacy Policy | Terms and Conditions
Contact us: info@vetemsport.com
by AF themes.