Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Kampionati

VIDEO/ “Vjedhje” e hapur, shikoni rastin që tërboi Flamurtarin. Hamiti refuzoi VAR-in

VETEMSPORT 06.05.2026 1 minute read
flamurtari

Rënia e Flamurtarit në Kategorinë e Parë është shoqëruar me tensione të larta dhe polemika të forta ndaj gjykimit në sfidën vendimtare kundër Teutës.

Vlonjatët, të cilët kishin nevojë vetëm për fitoren për të mbajtur gjallë shpresat e mbijetesës, u ndalën në një barazim që i zbriti zyrtarisht nga elita.

Episodi që ka revoltuar më shumë kampin kuqezi ndodhi në minutën e 93-të, kur lojtarët dhe stafi i Andi Ribajt kërkuan me ngulm një penallti për prekje të topit me dorë nga mbrojtësi i Teutës, Artan Jazxhi.

Pavarësisht protestave të shumta të futbollistëve dhe tensionit në stolin vlonjat, arbitri Eldorjan Hamiti vendosi të mos e rishikonte episodin në sistemin VAR, duke vijuar lojën.

Norka Security

Ky vendim la një shije të hidhur te Flamurtari, që e konsideron veten të dëmtuar në momentin më kritik të sezonit.

Tashmë, pas një lufte të gjatë në Superiore, skuadra vlonjate duhet të nisë përgatitjet për një tjetër rrugëtim në Kategorinë e Parë, mes zhgënjimit për mënyrën se si u mbyll ky kapitull.

Post navigation

Previous: Një skuadër bie, një tjetër siguron “Final Four”. Rezultatet dhe renditja në Superiore
Next: Paris Saint-Germain kualifikohet në finalen e Champions League

LEXO EDHE:

partizani
  • Kampionati

Partizani nuk humb kohë, zgjidhet trajneri i ri

VETEMSPORT 13.10.2026
perndreca
  • Kampionati

E papritur/ Shkëlqeu me Dinamon, Përndreca rikthehet në Superiore

VETEMSPORT 13.10.2026
partizanii
  • Kampionati

Pasoi Orges Shehin, zbulohet kandidati për stolin e Partizanit

VETEMSPORT 12.10.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

partizani
  • Kampionati

Partizani nuk humb kohë, zgjidhet trajneri i ri

VETEMSPORT 13.10.2026
perndreca
  • Kampionati

E papritur/ Shkëlqeu me Dinamon, Përndreca rikthehet në Superiore

VETEMSPORT 13.10.2026
armando broja
  • Kombëtarja

Broja refuzoi transferimin te Juventus, zbardhen prapaskenat

VETEMSPORT 13.10.2026
asani
  • Kombëtarja

VIDEO/ Jasir Asani i mahnit të gjithë me supergolin, por i ndodh e papritura

VETEMSPORT 12.10.2026

About Us | Privacy Policy | Terms and Conditions
Contact us: info@vetemsport.com
by AF themes.