Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Bota

Paris Saint-Germain kualifikohet në finalen e Champions League

VETEMSPORT 06.05.2026 2 minutes read
Paris Saint Germain

Paris Saint-Germain është finalisti i dytë i Champions League, duke u bërë klubi i parë francez që arrin në tre finale të këtij kompeticioni. Pas barazimit 1-1 në Mynih ndaj Bayern Munich, parisienët siguruan kualifikimin me rezultatin e përgjithshëm 6-5.

Ndeshja nisi në mënyrë perfekte për djemtë e Luis Enrique. Pas vetëm tre minutash lojë, Kvaratskhelia shërbeu për Ousmane Dembélé, i cili me një goditje të saktë heshti “Allianz Arena”-n dhe kaloi miqtë në avantazh.

Bayern u hodh i gjithi në sulm në kërkim të barazimit, me Luis Díaz dhe Michael Olise që rrezikuan disa herë. Tensioni u rrit kur vendasit kërkuan një penallti për prekje të topit me dorë nga João Neves, por arbitri la lojën të vazhdonte, duke tërbuar trajnerin Vincent Kompany.

Portieri i PSG-së, Safonov, bëri heroin në fund të pjesës së parë, duke ndalur Musiala-n me një pritje spektakolare dhe duke ruajtur qetësinë e kampionëve në fuqi.

Norka Security

Në pjesën e dytë, Parisi tregoi një pjekuri të rrallë në mbrojtje, duke kontrolluar hovin e gjermanëve. Ndonëse Harry Kane gjeti golin e barazimit në fund të takimit me një goditje të fuqishme, ishte tepër vonë për bavarezët.

PSG eliminoi Bayern Munich për të nisur fluturimin drejt Budapestit për finalen e madhe të 30 majit. Aty i pret Arsenal, në një përballje “kokë më kokë” ku Luis Enrique do të kërkojë trofeun e dytë radhazi dhe të tretin në karrierën e tij si trajner.

Post navigation

Previous: VIDEO/ “Vjedhje” e hapur, shikoni rastin që tërboi Flamurtarin. Hamiti refuzoi VAR-in
Next: Kualifikimi në finale, Arsenali fiton shumë edhe financiarisht

LEXO EDHE:

hajduk dinamo
  • Bota

VIDEO/ Fusha e përmbytur, derbi në kushte skandaloze. Luhet në moçal

VETEMSPORT 11.10.2026
gruda1
  • Bota

“Mallkim” për Brajan Grudën, nuk luan dot me Gjermaninë

VETEMSPORT 21.09.2026
hasi
  • Bota

VIDEO/ Trajneri shqiptar nuk përmbahet, i “sulet” keq arbitrit

VETEMSPORT 21.09.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

partizani
  • Kampionati

Partizani nuk humb kohë, zgjidhet trajneri i ri

VETEMSPORT 13.10.2026
perndreca
  • Kampionati

E papritur/ Shkëlqeu me Dinamon, Përndreca rikthehet në Superiore

VETEMSPORT 13.10.2026
armando broja
  • Kombëtarja

Broja refuzoi transferimin te Juventus, zbardhen prapaskenat

VETEMSPORT 13.10.2026
asani
  • Kombëtarja

VIDEO/ Jasir Asani i mahnit të gjithë me supergolin, por i ndodh e papritura

VETEMSPORT 12.10.2026

About Us | Privacy Policy | Terms and Conditions
Contact us: info@vetemsport.com
by AF themes.