Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Kampionati

Vora triumfon ndaj Egnatias, si ndryshon renditja në Superiore

VETEMSPORT 26.04.2026 2 minutes read
vora egnatia

Vora bëri surprizën në javën e 33-të në Superiore, duke mposhtu 2-0 Egnatian në transfertë.

Sukses i rëndësishëm për skuadrën e Bellait, në luftën për mbijetesë në elitë. Ndeshja në Rrogozhinë u vendos nga dy episode dhe nga dopieta e Kasallës.

Në minutën e 4-t, një gafë e portierit Tandilashvilit, u shfrytëzua nga Kasalla, i cili zhbllokoi takimin. Egnatia provoi të reagojë dhe iu afrua barazimit, por pa sukses.

Në minutën e 26-të, Vora shënoi edhe të dytin. Këtë herë, Kasalla u tregua i saktë nga pika e penalltisë, për të dyfishuar shifrat.

Norka Security

Në fund të fraksionit të parë, Egnatia iu afrua golit me Bakayoko dhe Albanese, të cilët nuk shënuan dot.

Fraksioni i dytë ishte i qetë dhe pa raste të pastra. Në minutën e 80-të, Egnatia gjeti golin, por u anulua për pozicion jashtë loje.

Me këtë fitore, Vora ngjitet në kuotën e 35 pikëve, po aq sa Tirana dhe Bylis, që luftojnë për mbijetesë dhe lë pas Flamurtarin e vendit të fundit.

Egnatia mban vendin e tretë me 54 pikë të grumbulluara., ndërsa kjo është humbja e tretë radhazi në kampionat.

SHIKONI KLASIFIKIMIN: RENDITJA E KATEGORISË SUPERIORE

Post navigation

Previous: “Plas” në Superligë, akuza për trukim ndeshje
Next: Skënderbeu bën goditjen e parë, rikthen ish-kapitenin

LEXO EDHE:

partizani
  • Kampionati

Partizani nuk humb kohë, zgjidhet trajneri i ri

VETEMSPORT 13.10.2026
perndreca
  • Kampionati

E papritur/ Shkëlqeu me Dinamon, Përndreca rikthehet në Superiore

VETEMSPORT 13.10.2026
partizanii
  • Kampionati

Pasoi Orges Shehin, zbulohet kandidati për stolin e Partizanit

VETEMSPORT 12.10.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

partizani
  • Kampionati

Partizani nuk humb kohë, zgjidhet trajneri i ri

VETEMSPORT 13.10.2026
perndreca
  • Kampionati

E papritur/ Shkëlqeu me Dinamon, Përndreca rikthehet në Superiore

VETEMSPORT 13.10.2026
armando broja
  • Kombëtarja

Broja refuzoi transferimin te Juventus, zbardhen prapaskenat

VETEMSPORT 13.10.2026
asani
  • Kombëtarja

VIDEO/ Jasir Asani i mahnit të gjithë me supergolin, por i ndodh e papritura

VETEMSPORT 12.10.2026

About Us | Privacy Policy | Terms and Conditions
Contact us: info@vetemsport.com
by AF themes.