Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Kampionati

ZYRTARE/ Largim i papritur! Sulmuesi e mbyll me klubin e Superiores, del “okazion”

VETEMSPORT 26.05.2026 1 minute read
Vora Partizani

Sulmuesi Fatmir Prengaj ka njoftuar zyrtarisht mbylljen e bashkëpunimit me klubin e Vorës përmes një mesazhi në rrjetet sociale.

Përmes këtij komunikimi, 25-vjeçari ka falënderuar presidentin për besimin e dhënë, si dhe shokët e skuadrës dhe tifozët për mbështetjen e vazhdueshme gjatë qëndrimit të tij. Ky vendim ka ardhur në mënyrë të papritur, pasi ndryshe nga praktikat e zakonshme ku largimet konfirmohen fillimisht nga vetë klubi, lojtari ka preferuar ta bëjë vetë publik lajmin.

Prengaj mbyll kështu një periudhë të ndikuar ndjeshëm nga problemet fizike, ku iu desh të përballonte një kohë të gjatë rikuperimi nga dëmtimi.

Gjatë pjesës së dytë të kampionatit, ai u aktivizua në nëntë ndeshje, por për shkak të hapësirave të kufizuara në dispozicion nuk arriti të gjente rrugën e rrjetës. Tashmë, futbollisti do të jetë lojtar i lirë për të negociuar me skuadrat e tjera për sezonin e ri sportiv.

Norka Security

Post navigation

Previous: ZYRTARE/ Vendim drastik tek Al Ittihad, feston Mario Mitaj
Next: Lista e Kombëtares, risi në debutim nga trajneri Maran

LEXO EDHE:

partizani
  • Kampionati

Partizani nuk humb kohë, zgjidhet trajneri i ri

VETEMSPORT 13.10.2026
perndreca
  • Kampionati

E papritur/ Shkëlqeu me Dinamon, Përndreca rikthehet në Superiore

VETEMSPORT 13.10.2026
partizanii
  • Kampionati

Pasoi Orges Shehin, zbulohet kandidati për stolin e Partizanit

VETEMSPORT 12.10.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

partizani
  • Kampionati

Partizani nuk humb kohë, zgjidhet trajneri i ri

VETEMSPORT 13.10.2026
perndreca
  • Kampionati

E papritur/ Shkëlqeu me Dinamon, Përndreca rikthehet në Superiore

VETEMSPORT 13.10.2026
armando broja
  • Kombëtarja

Broja refuzoi transferimin te Juventus, zbardhen prapaskenat

VETEMSPORT 13.10.2026
asani
  • Kombëtarja

VIDEO/ Jasir Asani i mahnit të gjithë me supergolin, por i ndodh e papritura

VETEMSPORT 12.10.2026

About Us | Privacy Policy | Terms and Conditions
Contact us: info@vetemsport.com
by AF themes.