Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Kosova & Rajoni

ZYRTARE/ Lëvizje e bujshme! Kryesuesit e Superligës largojnë trajnerin

VETEMSPORT 24.11.2025 2 minutes read
IMG_0622

Prishtina ka njoftuar se Arsim Thaqi nuk do të vazhdojë si trajner i tyre. “Rrufe” në qiell të hapur për Superligën, pasi Prishtina kryeson renditjen e përgjithshme.

Thaqi u emërua në prillin e këtij viti, ndërsa kontrata i përfundonte në fundin e sezonit. Tri rezultatet e fundit kanë zhgënjyer kryeqytetasit dhe ndarja nuk është pritur më gjatë.

Fillimisht u humb ndeshja me Llapin, më pas u regjistrua barazimi ndaj Gjilanit. Së fundmi ishte humbja me Malishevën që vulosi çdo gjë.

Njoftimi i Prishtinës:

Norka Security

“FC Prishtina njofton se ka përmbyllur bashkëpunimin me trajnerin Arsim Thaqi, me marrëveshje të dyanshme.

E falënderojmë trajnerin Thaqi për kontributin e tij të çmuar gjatë periudhës sa ishte në krye të ekipit të parë, si dhe i dëshirojmë shumë suksese në të ardhmen. FC Prishtina dhe trajneri Thaqi mbeten të hapur për bashkëpunime të mundshme në të ardhmen.

Trajneri Thaqi mori drejtimin e skuadrës në prill të vitit të kaluar, duke e udhëhequr klubin drejt triumfit në Kupën e Kosovës dhe pjesëmarrjes në garat evropiane. Nën drejtimin e tij, gjatë sezonit aktual pas 14 xhirove, FC Prishtina ka tubuar 26 pikë, duke kryesuar renditjen me 3 pikë avantazh ndaj vendit të dytë.

FC Prishtina i uron trajnerit Arsim Thaqi suksese të mëtejshme profesionale dhe personale”.

Post navigation

Previous: “Tronditet” Vllaznia, FIFA jep dënimin e rëndë
Next: Del dokumenti, Vllaznia e pëson keq. Zbulohet dënimi i rëndë

LEXO EDHE:

topi superlige kosova
  • Kosova & Rajoni

ZYRTARE/ Humbja nuk kapërdihet, shkarkohet trajneri i Superligës

VETEMSPORT 11.10.2026
guardiola
  • Kosova & Rajoni

E BUJSHME/ Klubi shqiptar i bën ofertë Guardiolës

VETEMSPORT 07.10.2026
brdaric martini
  • Kosova & Rajoni

Vllaznia e largoi, trajneri ikën nga Superliga dhe firmos me ekipin e ri

VETEMSPORT 07.10.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

partizani
  • Kampionati

Partizani nuk humb kohë, zgjidhet trajneri i ri

VETEMSPORT 13.10.2026
perndreca
  • Kampionati

E papritur/ Shkëlqeu me Dinamon, Përndreca rikthehet në Superiore

VETEMSPORT 13.10.2026
armando broja
  • Kombëtarja

Broja refuzoi transferimin te Juventus, zbardhen prapaskenat

VETEMSPORT 13.10.2026
asani
  • Kombëtarja

VIDEO/ Jasir Asani i mahnit të gjithë me supergolin, por i ndodh e papritura

VETEMSPORT 12.10.2026

About Us | Privacy Policy | Terms and Conditions
Contact us: info@vetemsport.com
by AF themes.