Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Kampionati
  • Kombëtarja

ZYRTARE/ Tefik Osmani i jep fund papunësisë, emërohet drejtor te…

VETEMSPORT 29.08.2025 2 minutes read
-640-0-d12bfb612c18db48170e424194717640

Tefik Osmani është emëruar Drejtor i ri i Departamentit të Skautizmit në Federatës Shqiptare të Futbollit.

Osmani gëzon një karrierë të gjatë dhe të rëndësishme si futbollist, duke qenë pjesë e klubeve të njohura si Skënderbeu, Tomori, Partizani, Elbasani, Tirana, Teuta, Vllaznia, si dhe Metalurg Zaporizhya në Ukrainë. Ai ka qenë gjithashtu pjesë e Kombëtares shqiptare.

Pas përfundimit të karrierës si lojtar, Osmani ka ushtruar detyrën e drejtorit sportiv te klubet Tirana dhe Vllaznia. Në rolin e tij të ri në FSHF, ai do të angazhohet në procesin e identifikimit dhe ndjekjes së talenteve shqiptare, si brenda vendit ashtu edhe jashtë tij, me qëllim përfshirjen e tyre në ekipet kombëtare të moshave dhe ato përfaqësuese.

Ky rol është mbajtur më parë me profesionalizëm dhe kompetencë të lartë nga Ardi Behari, i cili do të vijojë karrierën e tij në Departamentin e Edukimit në FSHF, ku do të merret me organizimin e kurseve për trajnerët dhe zhvillimin e programeve edukative.

Norka Security

Drejtoria Teknike e FSHF-së shpreh vlerësimin e saj për punën e palodhur të bërë nga Behari në Departamentin e Skautizmit dhe për kontributin e çmuar gjatë kësaj periudhe.

Post navigation

Previous: Lista e Kombëtares, zgjedhja e Silvinjos i çudit të gjithë
Next: U përfol te Dinamo dhe Tirana, Pëllumbi pranë skuadrës tjetër shqiptare

LEXO EDHE:

partizani
  • Kampionati

Partizani nuk humb kohë, zgjidhet trajneri i ri

VETEMSPORT 13.10.2026
perndreca
  • Kampionati

E papritur/ Shkëlqeu me Dinamon, Përndreca rikthehet në Superiore

VETEMSPORT 13.10.2026
armando broja
  • Kombëtarja

Broja refuzoi transferimin te Juventus, zbardhen prapaskenat

VETEMSPORT 13.10.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

partizani
  • Kampionati

Partizani nuk humb kohë, zgjidhet trajneri i ri

VETEMSPORT 13.10.2026
perndreca
  • Kampionati

E papritur/ Shkëlqeu me Dinamon, Përndreca rikthehet në Superiore

VETEMSPORT 13.10.2026
armando broja
  • Kombëtarja

Broja refuzoi transferimin te Juventus, zbardhen prapaskenat

VETEMSPORT 13.10.2026
asani
  • Kombëtarja

VIDEO/ Jasir Asani i mahnit të gjithë me supergolin, por i ndodh e papritura

VETEMSPORT 12.10.2026

About Us | Privacy Policy | Terms and Conditions
Contact us: info@vetemsport.com
by AF themes.