Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Kampionati

ZYRTARE/ Tirana plas “bombën”, firmos mbrojtësi që kërkonin në La Liga

VETEMSPORT 24.07.2026 2 minutes read
mallorca sevilla

Tirana ka zyrtarizuar transferimin e mbrojtësit të majtë spanjoll, Hugo Fresneda.

18-vjeçari vjen në Shqipëri pas një periudhe të gjatë aktivizimi në akademinë e Mallorcas, ku së fundmi ishte pjesë e ekipit të moshave U-19.

Performanca e tij përgjatë këtij viti kishte tërhequr vëmendjen e mediave në vendlindje, si dhe interesimin e disa klubeve nga elita e futbollit spanjoll.

Lojtari kishte një kontratë të vlefshme me ish-klubin e tij deri në vitin 2027, ndërsa më parë kishte refuzuar edhe një ofertë për t’u bërë pjesë e akademisë së Sevillas.

Norka Security

Tashmë mbrojtësi do të nisë një etapë të re në karrierën e tij profesionale në kampionatin shqiptar. Nga ana tjetër, drejtuesit e Tiranës janë duke punuar për të mbyllur të tjera lëvizje në merkato gjatë ditëve në vijim.

NJOFTIMI I KLUBIT:

Hugo Fresneda Hidalgo është bardheblu.

KF Tirana ka kënaqësinë të njoftojë afrimin e mbrojtësit spanjoll Hugo Fresneda Hidalgo, i cili i bashkohet klubit për sezonin 2026/27.

18-vjeçari vjen nga akademia e RCD Mallorca, ku është zhvilluar futbollistikisht, përpara se të nisë aventurën e tij të parë jashtë Spanjës me fanellën bardheblu.

Mirë se erdhe në KF Tirana, Hugo! Të urojmë suksese!

Post navigation

Previous: ZYRTARE/ Fitoi Europianin si protagonist, sulmuesi firmos me klubin e Superiores
Next: E BUJSHME/ Muçi drejt Premier League për 25 milionë euro

LEXO EDHE:

partizani
  • Kampionati

Partizani nuk humb kohë, zgjidhet trajneri i ri

VETEMSPORT 13.10.2026
perndreca
  • Kampionati

E papritur/ Shkëlqeu me Dinamon, Përndreca rikthehet në Superiore

VETEMSPORT 13.10.2026
partizanii
  • Kampionati

Pasoi Orges Shehin, zbulohet kandidati për stolin e Partizanit

VETEMSPORT 12.10.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

partizani
  • Kampionati

Partizani nuk humb kohë, zgjidhet trajneri i ri

VETEMSPORT 13.10.2026
perndreca
  • Kampionati

E papritur/ Shkëlqeu me Dinamon, Përndreca rikthehet në Superiore

VETEMSPORT 13.10.2026
armando broja
  • Kombëtarja

Broja refuzoi transferimin te Juventus, zbardhen prapaskenat

VETEMSPORT 13.10.2026
asani
  • Kombëtarja

VIDEO/ Jasir Asani i mahnit të gjithë me supergolin, por i ndodh e papritura

VETEMSPORT 12.10.2026

About Us | Privacy Policy | Terms and Conditions
Contact us: info@vetemsport.com
by AF themes.