Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Kampionati

Anulohen dy gola në shtesë në Elbasani-Vllaznia, “tronditet” Partizani. Si ndryshon renditja

VETEMSPORT 29.08.2026 2 minutes read
vllaznia

Këtë të shtunë, u luajtën dy ndeshjet e para të javës së dytë në Superiore.

Elbasani dhe Vllaznia barazuan 1-1 mes tyre, në një ndeshje me fund dramatik, ku u anuluan dy gola. Murataj i dha avantazhin shkodranëve në minutën e 18-të, ndërsa vendasit barazuan me Hebajn në minutën e 75-të.

Në shtesë, Vllaznia shënoi fillimisht me Tafilin dhe më pas me Mustën, por të dy golat u anuluan për pozicion jashtë loje. Në rastin e parë, ishte Perez që bllokoi pamjen e portierit, ndërsa në rastin e dytë ishte Musta jashtë loje.

Për të dyja ekipet, ky është barazimi i dytë, pas atyre të javës së parë.

SHIKONI KLASIKIMIN: RENDITJA E KATEGORISË SUPERIORE

Në duelin tjetër, Laçi triumfoi 2-1 ndaj Partizanit, falë dopietës së Stiven Bibos. Kurbinasit e nisën shumë mirë ndeshjen dhe kaluan në avantazh që në minutën e 8-të. Bibo lëshoi një predhë nga jashtë zonë, duke mposhtur portierin Qirko.

Fraksioni i parë u mbyll me këtë rezultat, ndërsa kryeqytetasit mbetën me 10 lojtarë, pasi Marku u ndëshkua me karton të kuq në shtesë.

Me një lojtar më shumë, kurbinasit e kishin më të lehtë në fraksionin e dytë, ku dyfishuan me Bibon në minutën e 75-të. Në fund, goli i Aliut kishte vetëm vlerë statistikore për Partizanin.

Me këtë fitore, Laçi shkon në kuotën e 4 pikëve, ndërsa Partizani ka vetëm një pikë.  

Post navigation

Previous: Klubi anglez tenton Mehmetin, zbulohet oferta e majme
Next: “Tërbohen” te Vllaznia: Kjo është masakër, jemi larg kryeqytetit…

LEXO EDHE:

xhaferi
  • Kampionati

Presidenti i Vllaznisë godet me grusht arbitrin, plas keq pas ndeshjes

VETEMSPORT 29.08.2026
vllaziaaa
  • Kampionati

“Tërbohen” te Vllaznia: Kjo është masakër, jemi larg kryeqytetit…

VETEMSPORT 29.08.2026
MixCollage-29-Aug-2026-05-50-PM-5920
  • Kampionati

Elbasani-Vllaznia dhe Partizani-Laçi

VETEMSPORT 29.08.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

xhaferi
  • Kampionati

Presidenti i Vllaznisë godet me grusht arbitrin, plas keq pas ndeshjes

VETEMSPORT 29.08.2026
vllaziaaa
  • Kampionati

“Tërbohen” te Vllaznia: Kjo është masakër, jemi larg kryeqytetit…

VETEMSPORT 29.08.2026
vllaznia
  • Kampionati

Anulohen dy gola në shtesë në Elbasani-Vllaznia, “tronditet” Partizani. Si ndryshon renditja

VETEMSPORT 29.08.2026
mehmeti
  • Kombëtarja

Klubi anglez tenton Mehmetin, zbulohet oferta e majme

VETEMSPORT 29.08.2026

About Us | Privacy Policy | Terms and Conditions
Contact us: info@vetemsport.com
by AF themes.