Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Kombëtarja

Arbër Hoxha dëmtohet para Serbisë, ja sa do të mungojë

VETEMSPORT 29.09.2025 2 minutes read
Arber-Hoxha

Arbër Hoxha po kalon një formë shumë të mirë në kampionatin kroat, ku ditën e djeshme shënoi një tjetër gol dhe dha një asistim brenda pjesës së parë.

Më parë ai kishte spikatur në derbin ndaj Hajdukut dhe ishte protagonist edhe në sfidën kundër Fenerbahçes. Megjithatë, lajmet nga Kroacia sollën shqetësim, pasi Hoxha u detyrua të largohej nga fusha në pjesën e dytë për shkak të një problemi fizik.

Fillimisht u raportua se nuk dihej sesa kohë do të mungonte, në një moment kur Kombëtarja shqiptare përgatitet për ndeshjen kundër Serbisë pas dy javësh. Më vonë u mësua se bëhet fjalë për një problem muskulor jo serioz.

Futbollisti do të qëndrojë dy ditë jashtë stërvitjes për terapi dhe më pas do t’i rikthehet skuadrës. Dëmtimi lidhet me ngarkesën e lartë fizike që ka marrë kohët e fundit, duke luajtur minuta të plota ndryshe nga periudha kur aktivizohej vetëm pjesërisht.

Trajneri i Dinamo Zagrebit, Kovacevic, e ka vlerësuar kontributin e tij, duke theksuar se besimi i dhënë po shpërblehet me paraqitje të mira. Ai u shpreh se është i lumtur me nivelin e lojtarit dhe shpreson të mos ketë pasoja të rënda nga ky dëmtim.

Sipas raportimeve të fundit, Hoxha nuk ka asgjë serioze dhe pritet të rikuperohet shumë shpejt. Ky është një lehtësim për klubin kroat dhe Kombëtaren shqiptare, që llogarit shumë tek ai në ndeshjet e ardhshme.

/Cna

Post navigation

Previous: Ardian Mema shtang Hygerta Sakon me kërkesën e tij
Next: VIDEO/ Prekëse në Shqipëri-Kosovë, shikoni çfarë bëjnë vajzat kuqezi

Të ngjashme

MixCollage-12-Jul-2026-08-40-PM-9847
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni

Edon, shiko kush ka qenë Altin Lala dhe merr shembull!

VETEMSPORT 12.07.2026
ramadani
  • Kombëtarja

Ramadani i surprizon të gjithë! Largohet nga Serie A, kalon në Superligë

VETEMSPORT 04.07.2026
maran-kombetarja1
  • Kombëtarja

Tradhti ndaj Shqipërisë, sulmuesi: Mos më shqetësoni më, dua Gjermaninë

VETEMSPORT 10.06.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

MixCollage-12-Jul-2026-08-40-PM-9847
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni

Edon, shiko kush ka qenë Altin Lala dhe merr shembull!

VETEMSPORT 12.07.2026
MixCollage-12-Jul-2026-07-18-PM-31
  • Bota

Altin Lala e kritikoi, Zhegrova shpërthen keq ndaj legjendës: Ku ka luajtur ky si futbollist?!

VETEMSPORT 12.07.2026
skenderbeu
  • Kampionati

E kryer/ Dy largime te Skënderbeu, dalin lojtarë të lirë në merkato

VETEMSPORT 12.07.2026
stadiumet qeveria kanye west
  • Kampionati

Ironia! Klubet shqiptare vuajnë për stadiume, qeveria e ngre në kohë rekord për Kanye West

VETEMSPORT 12.07.2026

About Us | Privacy Policy | Terms and Conditions
Contact us: info@vetemsport.com
by AF themes.