Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Bota
  • Kombëtarja

“Ngjarje e rëndë”, Arbër Hoxha përfundon në UEFA

VETEMSPORT 29.08.2026 2 minutes read
auto_arber-hoxha1779286928

Viking arriti të eliminonte Dinamon e Zagrebit në fazën “play-off” të Champions League, me Arbër Hoxhën që shënoi golin e parë për kroatët përpara se norvegjezët të përmbysnin sfidën me tri realizime.

Mirëpo, përballja është pasuar nga një polemikë e rëndë jashtë fushës së lojës. Sipas raportimeve të medias “Germanijak”, futbollisti Tobias Moi e ka akuzuar pikërisht anësorin kuqezi për thirrje raciste.

Vetë klubi i Viking ka publikuar një deklaratë zyrtare ku konfirmon se një incident i tillë ka ndodhur në minutën e 57-të të takimit. Përfaqësuesit e UEFA-s janë vënë menjëherë në dijeni dhe kanë zhvilluar një takim zyrtar me lojtarin norvegjez për të zbardhur rrjedhën e ngjarjeve.

Deklarata e Viking pas ndeshjes:

Norka Security

“Viking ndjek ngjarjen e rëndë. Gjatë ndeshjes së mbrëmshme, ndodhi një incident serioz i lidhur me racizmin kundër lojtarit tonë Tobias Moi. Përfaqësuesit e UEFA-s u njoftuan për incidentin pas ndeshjes dhe më pas u zhvillua një takim me Tobias ku u hartua rrjedha e ngjarjeve.

Tani po e ndjekim çështjen përmes kanaleve zyrtare brenda UEFA-s dhe do të ofrojmë informacionin e nevojshëm në përpunimin e mëtejshëm.

Viking Football kundërshton fuqimisht të gjitha format e racizmit dhe diskriminimit. Kjo nuk duhet të ketë vend në futboll dhe ne e marrim shumë seriozisht atë që Tobias ka përjetuar.

Për shkak të shqyrtimit të mëtejshëm, as klubi dhe as Tobias nuk do të komentojnë më tej mbi incidentin derisa çështja të jetë përpunuar”.

Post navigation

Previous: Egnatia nuk ndalet, i rrëmben sulmuesin Skënderbeut
Next: VIDEO/ Pritet te Shqipëria, sulmuesi shënon në Angli

LEXO EDHE:

armando broja
  • Kombëtarja

Broja refuzoi transferimin te Juventus, zbardhen prapaskenat

VETEMSPORT 13.10.2026
asani
  • Kombëtarja

VIDEO/ Jasir Asani i mahnit të gjithë me supergolin, por i ndodh e papritura

VETEMSPORT 12.10.2026
hajduk dinamo
  • Bota

VIDEO/ Fusha e përmbytur, derbi në kushte skandaloze. Luhet në moçal

VETEMSPORT 11.10.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

partizani
  • Kampionati

Partizani nuk humb kohë, zgjidhet trajneri i ri

VETEMSPORT 13.10.2026
perndreca
  • Kampionati

E papritur/ Shkëlqeu me Dinamon, Përndreca rikthehet në Superiore

VETEMSPORT 13.10.2026
armando broja
  • Kombëtarja

Broja refuzoi transferimin te Juventus, zbardhen prapaskenat

VETEMSPORT 13.10.2026
asani
  • Kombëtarja

VIDEO/ Jasir Asani i mahnit të gjithë me supergolin, por i ndodh e papritura

VETEMSPORT 12.10.2026

About Us | Privacy Policy | Terms and Conditions
Contact us: info@vetemsport.com
by AF themes.