Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Bota

Bayern e kthen në festë, Kane “mbret” golash. Olise më i miri

VETEMSPORT 16.05.2026 3 minutes read
Bayern Munich

Bayern Munich e mbylli sezonin në Bundesliga me një fitore të thellë 5-1 ndaj Köln-it, në një ndeshje ku protagonist absolut ishte Harry Kane. Sulmuesi anglez realizoi tripletë dhe në fund mori çmimin si golashënuesi më i mirë i kampionatit gjerman për sezonin 2025-2026.

Skuadra e drejtuar nga Vincent Kompany dominoi takimin që në minutat e para dhe e nisi sfidën me ritëm të lartë. Bayerni kaloi në avantazh shumë shpejt, kur Kane përfitoi nga një asist i Karl dhe dërgoi topin në rrjetë për 1-0. Vetëm pak minuta më vonë, sulmuesi anglez realizoi edhe golin e dytë personal. Pas një goditjeje dënimi, Kane goditi fort drejt portës dhe nuk i dha mundësi reagimi portierit kundërshtar.

Köln-i reagoi dhe arriti të ngushtonte rezultatin me Said El Mala. Megjithatë, Bayerni vazhdoi të kontrollonte lojën dhe riktheu menjëherë diferencën prej dy golash. Në mesin e pjesës së parë, Tom Bischof shënoi golin e tretë për vendasit.

Në pjesën e dytë, Köln-i tentoi të rikthehej në lojë, por bavarezët vazhduan të ishin më kërkues në sulm. Kane kompletoi tripletën e tij personale me një goditje të fortë nga distanca, duke realizuar golin e katërt të skuadrës. Në minutat e fundit, Nicolas Jackson shënoi edhe golin e pestë për Bayernin, në prekjen e tij të parë sapo u fut në fushën e lojës.

Me këtë sukses, Bayern Munich e mbylli sezonin me plot 122 gola të shënuar në Bundesliga, duke vendosur një rekord të ri absolut në historinë e kampionatit gjerman. Një pjesë e madhe e këtij suksesi lidhet me Kane, i cili realizoi 36 gola në kampionat, duke u shpallur kryegolashënuesi i padiskutueshëm.

Sulmuesi anglez arriti gjithashtu shifrën magjike prej 500 golave në karrierën e tij mes klubeve dhe kombëtares. Në Champions League ai realizoi 14 gola në 13 ndeshje, ndërsa në Kupën e Gjermanisë ka shënuar 7 gola në 5 takime përpara finales së madhe.

Një tjetër protagonist i madh i këtij sezoni për Bayernin ishte Michael Olise. Francezi u shpall lojtari më i mirë i Bundesligës për sezonin 2025-2026, falë paraqitjeve të tij mbresëlënëse në repartin ofensiv. Olise realizoi 15 gola dhe dhuroi 19 asistime në kampionat, duke formuar së bashku me Kane dhe Luis Díaz një nga tridentët më produktivë dhe më të frikshëm në Europë.

Pas përfundimit të kampionatit, Bayern Munich do të rikthehet në fushë javën e ardhshme, ku do të përballet me Stuttgart-in në finalen e madhe të Kupës së Gjermanisë (DFB-Pokal) në Berlin, me synimin për të siguruar një tjetër trofe.

Post navigation

Previous: Tetova nuk humb kohë, do të rikthehet në stol
Next: Dinamo triumfon ndaj Vllaznisë në ndeshjen e parë të “Final Four”

LEXO EDHE:

9e9ccf8e-c269-4cd9-8672-c5410d269c30
  • Bota

Prapaskena e bujshme/ Transferimi 60 milionësh tek Arsenal ka lidhje me Shqipërinë

VETEMSPORT 26.08.2026
Kristjan Asllani
  • Bota
  • Kombëtarja

Arrihet akordi, Kristjan Asllani bëhet me ekip të ri

VETEMSPORT 25.08.2026
MUCI DHE SALAH
  • Bota
  • Kombëtarja

VIDEO/ Spektakël nga Muçi, festë me Salah pas golit  

VETEMSPORT 23.08.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

policia
  • Kampionati

Probleme për klubin e Superiores, arrestohet aksioneri

VETEMSPORT 26.08.2026
sembene
  • Kampionati

U largua nga Partizani, Sembene drejt kalimit të skuadra tjetër shqiptare

VETEMSPORT 26.08.2026
skenderbeu
  • Kampionati

E BUJSHME/ Skënderbeu-Dinamo në rrezik, drejt largimit nga Korça

VETEMSPORT 26.08.2026
topi superlige kosova
  • Kampionati

ZYRTARE/ E papritur, trajneri largohet nga pretendentët e Superligës

VETEMSPORT 26.08.2026

About Us | Privacy Policy | Terms and Conditions
Contact us: info@vetemsport.com
by AF themes.