Kalo te përmbajtja
LAJMET E FUNDIT
Nuk i kishte ndodhur kurrë! Ilir Daja e pëson te DinamoGol i anuluar, penallti dhe karton i kuq. Mbyllet Partizani-VllazniaVideo/ Sulmuesi i Shqipërisë i mahnit të gjithë, shënon supergol nga mesfushaNdeshja Partizani-Vllaznia, formacionet zyrtareVetëm një gol, mbyllet Teuta-Laçi. Si ndryshon renditjaVideo/ “Vallëzon” mes mbrojtësve para golit, Anis Mehmeti rikthehet protagonist
FacebookInstagramYouTubeTikTok
Lutfi Dalipi
Kosova & Rajoni

Shqipëria mbetet “thatë”, mesfushori zgjedh Kosovën. E takoi Duka dhe Maran…

Publikuar

Mesfushori i talentuar Lutfi Dalipi ka vendosur ta përfaqësojë Kosovën në nivelin ndërkombëtar. Dalipi ka qenë emri më i përfolur në Zvicër këtë edicion,…

Mesfushori i talentuar Lutfi Dalipi ka vendosur ta përfaqësojë Kosovën në nivelin ndërkombëtar.

Dalipi ka qenë emri më i përfolur në Zvicër këtë edicion, duke qenë pa diskutim sensacioni i sezonit, kurse shokoi të gjithë kur e refuzoi ftesën e grupmoshave U21, duke e informuar Federatën Zvicerane se do të luajë për Kosovën ose Shqipërinë, premtim që ia kishte dhënë gjyshit.

Ky vendim tashmë është marrë nga lojtari Dalipi do të jetë lojtari më i ri i Kosovës. Përpos kësaj, lojtari nga Presheva do të jetë në Prishtinë të premten kurse të shtunën do ta shikojë nga afër sfidën mes Kosovës dhe Izraelit, që zhvillohet në “Fadil Vokrri”, nga ora 15:00 në kuadër të Ligës së Kombeve.

Ardhja e tij te Kosova do të jetë një lëvizje e madhe për “Dardanët”, duke pasur parasysh cilësinë e madhe të lojtarit për të luajtur në disa pozicione në aspektin ofansiv.

Norka Security

Faktikisht, me formën e jashtëzakonshme që po kalon, Dalipi pritet edhe të bëjë një lëvizje të madhe në verë dhe të luajë në Bundesliga edicionin tjetër, ku po kërkohet me ngulm nga gjigantët gjermanë si Leipzig, Hoffenheim e Eintracht Frankfurt.

Por, kush është Dalipi? 20-vjeçari që e zgjodhi Kosovën para Shqipërisë?

Që nga fillimi i sezonit, Dalipi është përcjellë vazhdimisht si nga Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ashtu edhe nga Federata Shqiptare (FSHF). Sipas “Telegrafi”, të dy trajnerët e kanë kontaktuar lojtarin për t’ia konfirmuar se e duan sa më parë në ekip, derisa Ronaldo Maran edhe udhëtoi për në Zvicër bashkë me presidentin Armand Duka ku u takuan fizikisht si me të, ashtu edhe me Samuel Krasniqin e Grasshoppers.

Mirëpo, thuhet se projekti i Kosovës i ka pëlqyer më shumë lojtarit dhe pas disa ditëve bisedime me familjen, i ka kthyer përgjigje pozitive “Dardanëve”.

Kësisoj, Dalipi do të jetë në dispozicion të Kosovës që nga muaji mars, pra kur të fillojnë zyrtarisht kualifikueset për Kampionatin Evropian “Euro 2028”.

Garë e “çmendur” për të në Gjermani

Interesimi për djaloshin nga Presheva është tepër i madh në tërë Evropën, por e tërë vëmendja është padyshim në Gjermani, më saktësisht në Bundesliga.

Në bazë të raportimeve të mediave zvicerane, Lutfi Dalipi tashmë është kontaktuar nga klubet si Leipzig, Hoffenheim e Frankfurt, kurse mbetet nën “radarin” edhe të Fiorentines e Betisit.
Dëshira e lojtarit aktualisht është që ta përfundojë këtë edicion te Vaduzi, para se të kthehet te Young Boys dhe më pas do ta marrë vendimin për të ardhmen.

Burimi: Telegrafi

Shpërnda: Facebook
Reklamë
Ndiq VETËM SPORT

Lajmet sportive më të shpejta direkt në rrjetet tuaja.

Lajme të ngjashme

Privacy Overview

This website uses cookies so that we can provide you with the best user experience possible. Cookie information is stored in your browser and performs functions such as recognising you when you return to our website and helping our team to understand which sections of the website you find most interesting and useful.