Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Kosova & Rajoni

Conference League/ Feston Shkëndija, “bie” Drita

VETEMSPORT 11.12.2025 2 minutes read
spahiu

Shkëndija e Tetovës, triumfoi 2-0 ndaj Slovan Bratislava, në ndeshjen e vlefshme për raundin e pestë në Conference League.

Sukses tejet i rëndësishëm për kuqezinjtë, që besojnë te kualifikimi për në fazën tjetër. Skuadra tetovare e nisi më kërkuese ndeshjen dhe gjeti avantazhin në minutën e 33-të.

Bajriç shkaktoi autogol, pas një krosimi nga goditja e këndit. Në fundin e pjesës së parë, rrugën e rrjetës e gjeti edhe Sebastian Spahiu.

Sulmuesi dyfishoi shifrat, pas një kundërsulmi të shpejtë. Këtë avantazh, Shkëndija e ruajti edhe në pjesën e dytë, për të marrë tre pikë të rëndësishme.

Norka Security

Ky sukses, e ngjit Shkëndijën në vendin e 18-të, me 7 pikë të grumbulluara, ndërsa ka mbetur edhe një ndeshje tjetër për të zhvilluar.

Skuadra tjetër shqiptare, Drita u mposht 0-3 nga AZ Alkmaar. Kampionët e Kosovës, u shfaqën të pafuqishëm ndaj holandezëve. Mijnans zhbllokoi takimin në minutën e 17-të, ndërsa në pjesën e dytë shënuan edhe Jensen e Sadiq, për të vulosur fitoren e miqve.

Pavarësisht humbjes, Drita mban vendin e 15-të me 8 pikë të grumbulluara.

Post navigation

Previous: Partizani merr fitoren në tavolinë, Disiplina zbulon vendimet
Next: “Play off” i Botërorit, Shqipëria pret dhuratë nga Italia

LEXO EDHE:

topi superlige kosova
  • Kosova & Rajoni

ZYRTARE/ Humbja nuk kapërdihet, shkarkohet trajneri i Superligës

VETEMSPORT 11.10.2026
guardiola
  • Kosova & Rajoni

E BUJSHME/ Klubi shqiptar i bën ofertë Guardiolës

VETEMSPORT 07.10.2026
brdaric martini
  • Kosova & Rajoni

Vllaznia e largoi, trajneri ikën nga Superliga dhe firmos me ekipin e ri

VETEMSPORT 07.10.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

partizani
  • Kampionati

Partizani nuk humb kohë, zgjidhet trajneri i ri

VETEMSPORT 13.10.2026
perndreca
  • Kampionati

E papritur/ Shkëlqeu me Dinamon, Përndreca rikthehet në Superiore

VETEMSPORT 13.10.2026
armando broja
  • Kombëtarja

Broja refuzoi transferimin te Juventus, zbardhen prapaskenat

VETEMSPORT 13.10.2026
asani
  • Kombëtarja

VIDEO/ Jasir Asani i mahnit të gjithë me supergolin, por i ndodh e papritura

VETEMSPORT 12.10.2026

About Us | Privacy Policy | Terms and Conditions
Contact us: info@vetemsport.com
by AF themes.