Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Bota
  • Kombëtarja

“Play off” i Botërorit, Shqipëria pret dhuratë nga Italia

VETEMSPORT 11.12.2025 2 minutes read
Kombetarja-stervitje-zyrtare-Andorra-nentor-2025-2048x1403-1

Serie A dhe Federata Italiane e Futbollit (FIGC) po mbështesin trajnerin Gennaro Gattuso dhe kombëtaren “azzurre” përpara ndeshjeve “eliminatore “play off” të Kupës së Botës, që zhvillohen në mars. Italia do të luajë në gjysmëfinalet play off me Irlandën e Veriut dhe synohet një përgatitje e mirë për t’u rikthyer në një Botëror.

“Liga e Serie A do të bëjë gjithçka që është e mundur për të mbështetur Federatën Italiane të Futbollit dhe ekipin kombëtar, duke i vënë lojtarët në dispozicion trajnerit duke punuar në oraret e ndeshjeve. Do të jetë një burim krenarie për të gjithë nëse Italia arrin në Kupën e Botës“, tha presidenti i Lega Calcio Serie A, Ezio Simonelli.

Trajneri Gattuso bëri thirrje për një kamp stërvitor apo një pezullim të Serie A për disa ditë. Do të ishte e vështirë, nëse jo praktikisht e pamundur të shtyhej e gjithë java e 30-të e Serie A, e planifikuar për 22 mars. Ndërkohë që, më 26 mars do të luhen gjysmëfinalet play off të Kupës së Botës.

Zgjidhja më e mirë, siç raportohet nga “Gazzetta dello Sport”, do të ishte zhvendosja e të gjithë raundit të premten dhe të shtunën. Kjo edhe për shkak të problemeve me të drejtat televizive si dhe duke marrë parasysh angazhimet e ekipeve italiane në Champions, Europa dhe Conference League.

Norka Security

Nga kjo situatë do të përfitonte edhe kombëtarja shqiptare, pasi shumica e lojtarëve kuqezinj luajnë pikërisht në Itali. Kjo do të thotë se ata do të vinin më shpejt në grumbullimin e trajnerit Silvinho dhe do të kishin më shumë kohë për të përgatitur gjysmëfinalen play off ndaj Polonisë.

Post navigation

Previous: Conference League/ Feston Shkëndija, “bie” Drita
Next: Sulmues dhe portieri, zbulohen kandidatët për “Topin e Artë” në Shqipëri

LEXO EDHE:

armando broja
  • Kombëtarja

Broja refuzoi transferimin te Juventus, zbardhen prapaskenat

VETEMSPORT 13.10.2026
asani
  • Kombëtarja

VIDEO/ Jasir Asani i mahnit të gjithë me supergolin, por i ndodh e papritura

VETEMSPORT 12.10.2026
hajduk dinamo
  • Bota

VIDEO/ Fusha e përmbytur, derbi në kushte skandaloze. Luhet në moçal

VETEMSPORT 11.10.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

partizani
  • Kampionati

Partizani nuk humb kohë, zgjidhet trajneri i ri

VETEMSPORT 13.10.2026
perndreca
  • Kampionati

E papritur/ Shkëlqeu me Dinamon, Përndreca rikthehet në Superiore

VETEMSPORT 13.10.2026
armando broja
  • Kombëtarja

Broja refuzoi transferimin te Juventus, zbardhen prapaskenat

VETEMSPORT 13.10.2026
asani
  • Kombëtarja

VIDEO/ Jasir Asani i mahnit të gjithë me supergolin, por i ndodh e papritura

VETEMSPORT 12.10.2026

About Us | Privacy Policy | Terms and Conditions
Contact us: info@vetemsport.com
by AF themes.