Kalo te përmbajtja
LAJMET E FUNDIT
ZYRTARE/ Ilir Daja nuk shpëton, merret vendimi për trajnerin e DinamosVendimet e Disiplinës/ Humbje në tavolinë, FSHF nis hetimet për…“Tronditen” ky klubet shqiptare, UEFA nis hetime për trukim të ndeshjes mes tyreE paprecedentë! Derbi Tirana-Partizani mund të luhet si kurrë më parëVideo/ E paprecedentë! Arbitri godet me grusht portierinFestë te klubi i Superiores, kryeministri Rama publikon pamjet e stadiumit
FacebookInstagramYouTubeTikTok
UEFA
Kampionati

“Tronditen” ky klubet shqiptare, UEFA nis hetime për trukim të ndeshjes mes tyre

Publikuar

UEFA ka ngritur dyshime serioze për minutat e fundit të ndeshjes së javës së 13-të në elitën e futbollit maqedonas midis Shkëndijës së Haraçinës dhe…

UEFA ka ngritur dyshime serioze për minutat e fundit të ndeshjes së javës së 13-të në elitën e futbollit maqedonas midis Shkëndijës së Haraçinës dhe Bashkimit nga Kumanova. Ndeshja e zhvilluar në Çair u mbyll me rezultatin 0-1 në favor të skuadrës nga Kumanova.

Nga UEFA tashmë kanë hapur procedurë lidhur me këtë ndeshje, që sipas tyre mund të jetë e trukuar, raporton “Zyrtare.net”. Dyshimet lindin edhe me faktin se janë bërë pagesa në një kompani gjermane, por që mbetet gjithçka të verifikohet.

Për këtë rast, UEFA pritet të njoftojë edhe institucionet përkatëse.

Ata kanë veçuar edhe disa emra prej futbollistëve të dyshuar nga radhët e skuadrës së Shkëndijës së Haraçinës, të cilat nuk bëhen publike, kjo për shkak vazhdimit të hetuesisë në lidhje me rastin.

Norka Security

Mbetet të shihet, nëse UEFA do të sjellë prova verifikuese për këtë ndeshje, apo ndoshta gjithçka do të kalojë pa ndonjë vërejtje dhe fakt konkret.

Burimi: Zyrtare.net

Shpërnda: Facebook
Reklamë
Ndiq VETËM SPORT

Lajmet sportive më të shpejta direkt në rrjetet tuaja.

Lajme të ngjashme