
Kampionati
Deklarata befasuese: Dajën e largoi Olsi Rama nga Partizani
Në emisionin “Skaner”, një nga temat kryesore ishte Partizani dhe periudha kur skuadrën e drejtonte Ilir Daja.
U theksua puna e mirë e tij aktualisht me Dinamon, krahas ecurisë negative të të kuqve. Në debat u ngrit çështja e largimit të Dajës nga Partizani.
Çarçani deklaroi se trajneri ishte larguar nga Olsi Rama, ndërsa Gjergj Stefa kundërshtoi duke thënë se bëhej fjalë për dorëheqje të tij. Çarçani përsëriti versionin e tij, duke theksuar rolin e drejtorit të përgjithshëm.
Asokohe sipas klubit Daja kishte paraqitur dorëheqjen te presidenti Gaz Demi. Ky debat solli pikëpamje të ndryshme mbi një periudhë të diskutuar të klubit.
Ndiq VETËM SPORT
Lajmet sportive më të shpejta direkt në rrjetet tuaja.





