Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Kombëtarja

Është vendosur, Duka tregon të ardhmen e Silvinjos

VETEMSPORT 15.09.2025 2 minutes read
IMG_9344

I ftuar në emisionin “Opinion” në TvKlan, presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit ka folur për “finalen” e muajit tetor, kur Shqipëria do të luajë në transfertë përballë Serbisë. Kreu i FSHF-së ka folur mbi ndryshimin e stadiumin, por edhe situatën e ekipit. Gjithashtu, presidenti Duka është ndalur edhe tek e ardhmja e Silvinjo, duke lënë të hapur mundësinë e largimit në rast se Kombëtarja shqiptare nuk do të kualifikohet në Botërorin 2026.

Ndeshja me Serbinë? Vendoset nga FIFA se ku do të zhvillohet. Federata e Serbisë kishte vendosur që ndeshja të zhvillohej në Beograd, në stadiumin e Crvena Zvezdës. Por pas ndeshjes me Anglinë, ndikuan faktorët politikë dhe serbët Federata serbe panë që nuk do ta përballojnë dhe ta mbajnë nën kontroll. Kemi vendosur të luajmë në Leskovac, stadium me 8 mijë vende. Është më i kontrolluar, besoj do të jetë më mirë nga ana organizative për ta.

Me tifozë apo jo? Ka raporte jo të mira për ndeshjen e fundit me Anglinë, por nuk do të thotë që automatikisht do të dënohet për ta luajtur pa tifozë.

Leskovac apo Beograd, ku është më mirë?Përderisa e kemi pranuar…. Në Leskovac do të ketë më pak tifozë. Tifozë shqiptarë? Ne nuk kemi pranuar tifozë serbë në Shqipëri dhe e njëjta gjë edhe atje. Ne do të udhëtojm më 10 tetor mes Nikshit dhe Leskovacit. Më pas do të kthehemi për Jordaninë. Siç thatë ju është një ndeshje e rëndësishme për klasifikimin, s’duhen menduar gjërat e tjera.

Norka Security

Ekipi? Është herët akoma, futbollistët s’kanë eksperiencën që të ndajnë gjërat. Gjibraltari ishte ndeshje miqësore, ekip eksperimental dhe kishim futbollistë debutues.

Nëse s’marrim rezultatin e duhur me Serbinë, e ardhmja e Sylvinhos? Nëse kualifikohemi, Sylvinho do të jetë trajner, nëse jo do ta diskutojmë.

Me Jordaninë? Duhet të plotësojmë ditët boshe dhe të bëjmë ndeshje miqësore. Ekipet europiane në atë datë ishin të zëna dhe kemi dalë jashtë Europe. Ata janë kualifikuar dhe është një kundërshtar i denjë për ndeshje miqësore.

Post navigation

Previous: VIDEO/ Publikohen pamjet, Silvinjo nuk përmbahet në dhomat e zhveshjes
Next: Deklarata befasuese: Dajën e largoi Olsi Rama nga Partizani

LEXO EDHE:

armando broja
  • Kombëtarja

Broja refuzoi transferimin te Juventus, zbardhen prapaskenat

VETEMSPORT 13.10.2026
asani
  • Kombëtarja

VIDEO/ Jasir Asani i mahnit të gjithë me supergolin, por i ndodh e papritura

VETEMSPORT 12.10.2026
mehmeti1
  • Kombëtarja

Luajti dhe shënoi me Shqipërinë, Mehmeti merr lajmin e keq

VETEMSPORT 10.10.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

partizani
  • Kampionati

Partizani nuk humb kohë, zgjidhet trajneri i ri

VETEMSPORT 13.10.2026
perndreca
  • Kampionati

E papritur/ Shkëlqeu me Dinamon, Përndreca rikthehet në Superiore

VETEMSPORT 13.10.2026
armando broja
  • Kombëtarja

Broja refuzoi transferimin te Juventus, zbardhen prapaskenat

VETEMSPORT 13.10.2026
asani
  • Kombëtarja

VIDEO/ Jasir Asani i mahnit të gjithë me supergolin, por i ndodh e papritura

VETEMSPORT 12.10.2026

About Us | Privacy Policy | Terms and Conditions
Contact us: info@vetemsport.com
by AF themes.