Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Kombëtarja

Dëmtimi në Kombëtare, trajneri zbulon gjendjen e Brojës: Tronditje dhe frikë…

VETEMSPORT 21.11.2025 2 minutes read
broja

Armando Broja ia ka hedhur paq këtë radhë pas dëmtimit që pësoi në ndeshjen kundër Anglisë, ku ai ndrydhi kaviljen dhe doli nga fusha në lot me barrelë. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, jo vetëm që ka rikuperuar nga dëmtimi i tij, por siç zbuloi trajneri i Bërnlit, Skot Parker, mund të jetë gati të luajë ndeshjen e fundjavës kundër Çelsit në kampionat.

Broja qëndroi pak minuta në fushë dhe pas një rrëzimi ndrydhi kaviljen e tij, duke alarmuar këdo, pasi mendohej se mund të kishte pësuar një tjetër dëmtim të rëndë, siç ka ndodhur shpesh për fat të keq në vitet e fundit. Por trajneri Parker ka zbuluar se lojtari është stërvitur rregullisht këto ditë.

“Ai është në rregull. Nuk është aq keq sa padyshim dukej apo siç ishte kur e pashë unë dhe duket mirë të them të drejtën. Unë shpresoj që Armando të jetë i gatshëm për fundjavën, ndaj gjithçka duket pozitive. Ai u stërvit në fushë të mërkurën dhe sot. Të shohim si do të reagojë nesër por për momentin që flasim, gjërat duken mirë”, tha Parker para mediave.

“Ishte kyçi i këmbës, mendoj se ndoshta për shkak të mekanizmit të dëmtimit, kishte një element tronditje për të dhe padyshim edhe pak frikë pasi u duke se ai ndrydhi kyçin dhe e ndjeu që ishte te i njëjti ku kishte pësuar një dëmtim të rëndë gjithashtu. jam i sigurt se kishte një element të tipit “ok, kam pësuar diçka shumë serioze tani”. Por teksa kishte dhimbje në fillim, tani duket se situata është qetësuar shumë, shumë shpejt. Ka dëmtim, por është shumë, shumë, shumë minimal ndaj duket sikur ia hodhëm paq”, ishte pohimi i sinqertë i Parker, i cili ashtu si të tjerët te Bërnli kishin menduar se Brojën do të vazhdonte ta ndiqte mungesa e fatit me dëmtimet.

Norka Security

Post navigation

Previous: Dëmtimi i Armando Brojës
Next: E BUJSHME/ Rocco Vata mund të luajë për Shqipërinë, vjen konfirmimi

LEXO EDHE:

Seanca-Stervitore-5-Tetor-2048x1365
  • Kombëtarja

Risi e madhe te Kombëtarja, ftohet lojtari për herë të parë

VETEMSPORT 05.10.2026
Seanca-Stervitore-Kombetarja-A-4-Tetor-2026-4-1024x683
  • Kombëtarja

E papritur në Kombëtare! U njoftua i larguar, Maran surprizon me futbollistin

VETEMSPORT 05.10.2026
kombetarja-stervitje-zyrtare-helsinki-tetor-2026-1-2048x1365
  • Kombëtarja

Maran i shtang të gjithë, formacioni i mundshëm i Shqipërisë

VETEMSPORT 05.10.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

Seanca-Stervitore-5-Tetor-2048x1365
  • Kombëtarja

Risi e madhe te Kombëtarja, ftohet lojtari për herë të parë

VETEMSPORT 05.10.2026
Seanca-Stervitore-Kombetarja-A-4-Tetor-2026-4-1024x683
  • Kombëtarja

E papritur në Kombëtare! U njoftua i larguar, Maran surprizon me futbollistin

VETEMSPORT 05.10.2026
kombetarja-stervitje-zyrtare-helsinki-tetor-2026-1-2048x1365
  • Kombëtarja

Maran i shtang të gjithë, formacioni i mundshëm i Shqipërisë

VETEMSPORT 05.10.2026
alen sherri
  • Kombëtarja

Alen Sherri largohet nga Kombëtarja, e konfirmon Maran: Ja portieri që do të luajë

VETEMSPORT 05.10.2026

About Us | Privacy Policy | Terms and Conditions
Contact us: info@vetemsport.com
by AF themes.