Kalo te përmbajtja
LAJMET E FUNDIT
Gol i anuluar, penallti dhe karton i kuq. Mbyllet Partizani-VllazniaVideo/ Sulmuesi i Shqipërisë i mahnit të gjithë, shënon supergol nga mesfushaNdeshja Partizani-Vllaznia, formacionet zyrtareVetëm një gol, mbyllet Teuta-Laçi. Si ndryshon renditjaVideo/ “Vallëzon” mes mbrojtësve para golit, Anis Mehmeti rikthehet protagonistVideo/ Sulmuesi i Kombëtares nuk ndalet, shënon sërish në Turqi
FacebookInstagramYouTubeTikTok
Armando Broja
Kombëtarja

Tjetër goditje, Armando Broja nuk gjen qetësi

Publikuar

Armando Broja po kalon një tjetër vit të vështirë në karrierën e tij, në të cilën ka bërë shumë hapa mbrapa së fundmi. Sikur të mos mjaftonte…

Armando Broja po kalon një tjetër vit të vështirë në karrierën e tij, në të cilën ka bërë shumë hapa mbrapa së fundmi. Sikur të mos mjaftonte mosaktivizimi me klubin, edhe dëmtimet janë kthyer për të shqetësuar sulmuesin.

Dëmtimi i pësuar pak javë më parë duket se do të vazhdojë ta lërë jashtë aktiviteteve të skuadrës së Burnleyt. Shqetësimi në kofshë ndaj Linkoln duket se vazhdon të jetë problematik dhe as pauza për ndeshjet e kombëtareve, ku qartësisht ai nuk ishte ftuar nga kuqezinjtë, nuk i ka dhënë kohën e mjaftueshme për t’u rikuperuar para kthimit në fushë me klubin e tij.

Sipas mediave pranë klubit, Broja mbetet ende në infermieri dhe nuk ka sinjale se do të kthehet shpejt në fushë. Kështu, ai llogaritet të mungojë edhe në ndeshjen e kësaj të diele ndaj Blackburn Rovers në Championship.

Kjo e komplikon edhe më shumë situatën e lojtarit, i cili, përtej faktit se nuk po bind në klubin e tij, do ta ketë shumë të vështirë të gjejë edhe një sistemim të mundshëm gjatë merkatos së janarit, në një klub tjetër ku t’i garantohen minuta.

Norka Security

Burimi: Vetem Sport

Shpërnda: Facebook
Reklamë
Ndiq VETËM SPORT

Lajmet sportive më të shpejta direkt në rrjetet tuaja.

Lajme të ngjashme

Privacy Overview

This website uses cookies so that we can provide you with the best user experience possible. Cookie information is stored in your browser and performs functions such as recognising you when you return to our website and helping our team to understand which sections of the website you find most interesting and useful.