Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Kampionati

Dinamo me sytë nga finalja e Europa League

VETEMSPORT 17.05.2026 2 minutes read
dinamo

Skuadra e Dinamos po ndjek me interes zhvillimet në arenën ndërkombëtare, ku fati i tyre evropian varet nga finalja e Europa League.

Kampionati gjerman i futbollit u përmbyll zyrtarisht ditën e djeshme, me skuadrën e Freiburg që u rendit në vendin e shtatë të klasifikimit të Bundesligës. Ky pozicionim plotësoi kushtin e parë nga dy të tillë që nevojiten për të dërguar ekipin kryeqytetas direkt në turin e dytë kualifikues të Conference League.

Tashmë vjen hapi i fundit dhe më i vështirë për t’u realizuar nga ky skenar. Ekipit shqiptar i duhet që Freiburg të triumfojë në finalen e madhe të Europa League përballë anglezëve të Aston Villa.

Në rast se skuadra gjermane ia del të fitojë këtë trofe, Dinamo do të kalojë automatikisht në turin e dytë të Conference League për të dytin edicion radhazi.

Norka Security

Ky zhvillim do të shmangte fazën e parë kualifikuese, duke i dhënë më shumë kohë skuadrës për t’u përgatitur për kompeticionin evropian. Për këtë arsye, vëmendja e klubit dinamovit do të jetë tërësisht e përqendruar te kjo finale e madhe.

Kujtojmë se Dinamo është kualifikuar në fazën e “Final Four”, të cilën e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme.

Kryeqytetasit triumfuan 0-2 ndaj Vllaznisë në ndeshjen e parë dhe synojnë titullin kampion. Megjithatë, për të marrë trofeun, duhet një mrekulli, duke ditur se kanë mbetur vetëm dy ndeshje dhe diferenca është e konsiderueshme.

Post navigation

Previous: Tifozët në fushë, Hearts ankohet për Celtic
Next: Partizani përfiton nga mesfushori në Spanjë

LEXO EDHE:

tifozet e tiranes
  • Kampionati

“Rezistenca bëhet detyrim”, tifozët e Tiranës braktisin ndeshjen. Dalin në mbështetje të protestave 

VETEMSPORT 17.10.2026
guerrils
  • Kampionati

“Guerrils” thirrje për bashkim me rivalët, dalin në mbështetje të protestuesve

VETEMSPORT 16.10.2026
partizani
  • Kampionati

Partizani nuk humb kohë, zgjidhet trajneri i ri

VETEMSPORT 13.10.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

tifozet e tiranes
  • Kampionati

“Rezistenca bëhet detyrim”, tifozët e Tiranës braktisin ndeshjen. Dalin në mbështetje të protestave 

VETEMSPORT 17.10.2026
guerrils
  • Kampionati

“Guerrils” thirrje për bashkim me rivalët, dalin në mbështetje të protestuesve

VETEMSPORT 16.10.2026
partizani
  • Kampionati

Partizani nuk humb kohë, zgjidhet trajneri i ri

VETEMSPORT 13.10.2026
perndreca
  • Kampionati

E papritur/ Shkëlqeu me Dinamon, Përndreca rikthehet në Superiore

VETEMSPORT 13.10.2026

About Us | Privacy Policy | Terms and Conditions
Contact us: info@vetemsport.com
by AF themes.