
Komisioni i Disiplinës, ka zbuluar vendimet e marra, në lidhje me ngjarjet e ndodhura në futbollin shqiptar, ku masat më të rënda kanë rënë mbi klubin e femrave të Vllaznisë.
Presidenti i këtij klubi, Lazer Matija, është pezulluar me 10 ndeshje dhe i është ndaluar hyrja në stadiume për shkak të kërcënimeve ndaj zyrtarëve të ndeshjes.
Paralelisht, shtatë lojtare të ekipit shkodran janë dënuar me nga 5 ndeshje pezullim secila për sjellje të dhunshme.
Flamurtari është sanksionuar me 200,000 lekë gjobë dhe dy ndeshje pa spektatorë për shkak të hedhjes së sendeve dhe koreve fyese. Po ashtu, zyrtari i klubit vlonjat, Erion Dinaj, ka marrë një dënim prej 4 ndeshjesh pezullim.
Klube të tjera si Tirana, Teuta dhe Iliria janë ndëshkuar gjithashtu me gjoba apo pezullime zyrtarësh për sjellje të gabuar të tifozërisë dhe provokime.
Klubi i Vllaznisë (meshkuj) është gjobitur me 50,000 lekë për incidentet me mjetet e hedhura në fushë.
VENDIMET:
1. Flamurtari FC, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës duke rrezikuar sigurisë e zyrtarëve dhe lojtarëve të ekipit kundërshtar si dhe për përdorimin e koreve fyese ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të neneve 6/3/b, 8/1, 17/2/b, 17/2/e dhe 17/2/h të KDE, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë, si dhe me zhvillimin e 2 (dy) ndeshjeve pa praninë e spektatorëve.
2. Zyrtari i Flamurtari FC, Erion Dinaj, për shkelje të rregullave themelore të sjelljes së mirë, duke hyrë në fushën e lojës në mënyrë të paautorizuar dhe të parregullt, në bazë të nenit 13/2/a të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
3. Zyrtari i KF Teuta, Mark Dodaj, për provokim të spektatorëve, në bazë të nenit 14/1/f të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
4. KF Tirana, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
5. KF Vllaznia, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
6. KF Iliria, për sjellje të gabuar të zyrtarëve të lejuar në tribunën e stadiumit, duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/a të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%.
7. Zyrtari i KF Vllaznia Vajza, Lazer Matija, për kërcënim ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/k të KDE, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga të gjitha veprimtaritë e organituara nga FSHF. Në zbatim të nenit 6/2/c të KDE, zyrtarit i ndalohet hyrja në të gjitha stadiumet, në veprimtaritë sportive të organizuara nga FSHF, deri në përfundim të dënimit.
8. Lojtarja e KF Vllaznia Vajza, Ambra Reshiti, për sjellje të dhunshme ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/h të KDE, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga të gjitha veprimtaritë e organituara nga FSHF.
9. Lojtarja e KF Vllaznia Vajza, Jysila Kolekaj, për sjellje të dhunshme ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/h të KDE, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga të gjitha veprimtaritë e organituara nga FSHF.
10. Lojtarja e KF Vllaznia Vajza, Desara Lorja, për sjellje të dhunshme ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/h të KDE, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga të gjitha veprimtaritë e organituara nga FSHF.
11. Lojtarja e KF Vllaznia Vajza, Ecrin Ileri, për sjellje të dhunshme ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/h të KDE, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga të gjitha veprimtaritë e organituara nga FSHF.
12. Lojtarja e KF Vllaznia Vajza, Besarta Guri, për sjellje të dhunshme ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/h të KDE, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga të gjitha veprimtaritë e organituara nga FSHF.
13. Lojtarja e KF Vllaznia Vajza, Franceska Hila, për sjellje të dhunshme ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/h të KDE, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga të gjitha veprimtaritë e organituara nga FSHF.
14. Lojtarja e KF Vllaznia Vajza, Keida Hasaj, për sjellje të dhunshme ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/h të KDE, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga të gjitha veprimtaritë e organituara nga FSHF.
15. Multisport 21 Tirana U-14, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kampionatit Kategoria e Dytë U-14, Zona Rajonale Tiranë, kundër Kamza Sport U-14, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
16. Kamza 07, U-14, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkaktuar braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë U-14, kunder Tirana King U-14, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.




