Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Video
  • Bota

Arbitri i Bayern-PSG vihet nën hetim

VETEMSPORT 09.05.2026 2 minutes read
IMG_3619

Pavarësisht se Paris Saint-Germain siguroi finalen e Champions League pas barazimit 1-1 me Bayern Munich, e gjithë vëmendja është zhvendosur te gjykimi i portugezit João Pinheiro. Ndeshja e kthimit në “Allianz Arena” u shoqërua me vendime që kanë tërbuar kampin gjerman. Arbitri Pinheiro injoroi tre raste të dyshimta për prekje të topit me dorë, dy prej të cilave brenda zonës së parisienëve, si dhe fali mbrojtësin Nuno Mendes nga një karton i kuq i mundshëm që në pjesën e parë, vendime këto që mund të kishin përmbysur fatin e kualifikimit.

Por duket se kjo performancë nuk do të kalojë në heshtje. Raportohet se menjëherë pas vërshëllimës finale, zyrtarë të lartë kanë kontaktuar zyrën e presidentit të UEFA-s, Aleksander Čeferin, për të denoncuar parregullsitë. Institucioni më i lartë i futbollit europian ka nisur zyrtarisht hetimet ndaj João Pinheiro-s. Akuzat bëhen edhe më të rënda nga dëshmitë e fundit që tregojnë për një takim sekret mes arbitrit portugez dhe presidentit të PSG-së, Nasser Al-Khelaifi, përpara nisjes së sfidës.

Ndërsa PSG feston arritjen e finales kundër Arsenal-it, kjo hije skandali ka ngritur dyshime mbi suksesin e tyre. Mediat gjermane po ushtrojnë presion të madh për zbardhjen e së vërtetës. Nëse hetimet vërtetojnë një marrëveshje të fshehtë apo ndikim të jashtëm, pasojat për gjyqtarin Pinheiro dhe vetë klubin parisien mund të jenë të rënda.

Post navigation

Previous: Ngjarjet në futbollin shqiptar, Komisioni i Disiplinës zbulon vendimet
Next: Skënderbeu firmos me titullarin për Superioren

Të ngjashme

jose mourinho
  • Bota

Mourinho drejt rikthimit te Real Madrid

VETEMSPORT 13.05.2026
mallorca espanyol
  • Bota

La Liga, 14 ekipe rrezikojnë mbijetesën

VETEMSPORT 13.05.2026
Hansi Flick
  • Bota

Barcelona blindon Hansi Flick pas titullit kampion

VETEMSPORT 12.05.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

skenderbeu
  • Kampionati

Skënderbeu pritet të zgjedhë një trajner të huaj

VETEMSPORT 13.05.2026
jose mourinho
  • Bota

Mourinho drejt rikthimit te Real Madrid

VETEMSPORT 13.05.2026
mallorca espanyol
  • Bota

La Liga, 14 ekipe rrezikojnë mbijetesën

VETEMSPORT 13.05.2026
Teuta
  • Kampionati

Ndryshon orari për ndeshjen Teuta-Pogradeci

VETEMSPORT 13.05.2026

Privacy Policy | Terms and Conditions | info@vetemsport.com
by AF themes.