Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Kampionati

Dënim i rëndë për Xhaferin, e pësojnë Martini dhe Daja. Zbardhen vendimet

VETEMSPORT 02.09.2026 3 minutes read
xhaferi dhuna

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës pranë FSHF-së ka zbardhur vendimet e fundit lidhur me incidentet e regjistruara në kampionatin shqiptar.

Masat më të rënda i ka pësuar presidenti i Vllaznisë, Alban Xhaferi, i cili u dënua me 15 ndeshje pezullim për grushtin ndaj arbitrit. Gjatë kësaj periudhe, numrit një të klubit shkodran i është ndaluar gjithashtu hyrja në të gjitha stadiumet e vendit.

Ndëshkim të ashpër mori edhe trajneri Edi Martini, i cili është pezulluar me 6 ndeshje për shkelje të rregullave të sjelljes ndaj arbitrave.

Penalizimet te Shkodranët vijuan me trajnerin e portierëve Elis Dervishaj, të dënuar me 4 ndeshje pezullim. Nga ana tjetër, Elbasani u gjobit me 100 mijë lekë për mospërmbushje të përgjegjësive të sigurisë gjatë ndeshjes.

Ndërkohë, tekniku i Dinamo City-t, Ilir Daja, është dënuar me 2 ndeshje pezullim për protesta ndaj vendimeve të arbitrimit.

Komisioni pranoi vetëm kërkesën e lojtarit të Partizanit, Human Lancaster Rowan, për konvertimin e pjesës së mbetur të dënimit.

VENDIMET:

1. AF Elbasani, për mospërmbushje të përgjegjësive lidhur me rendin dhe sigurinë, për incidentet e

ndodhura pas përfundimit të ndeshjes, si brenda ashtu edhe në afërsi të stadiumit, në bazë të

neneve 8/1 dhe 17/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.

2. Zyrtari i KF Vllaznia, Alban Xhaferi, për sulm ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/l të

KDE, dënohet me 15 (pesëmbëdhjetë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

Në zbatim të nenit 6/2/c të KDE, zyrtarit i ndalohet hyrja në të gjitha stadiumet gjatë zhvillimit të

veprimtarive sportive të organizuara nga FSHF, deri në përfundimin e dënimit.

3. Zyrtari i KF Vllaznia, Edi Martini, për shkelje të rregullave themelore të sjelljes së mirë dhe sjellje

josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të neneve 13/2 dhe 14/1/j të KDE dënohet me 6

(gjashtë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

4. Zyrtari i KF Vllaznia, Elis Dervishaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit

14/1/j të KDE dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

5. Zyrtari i FC Dinamo City, Ilir Daja, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të

nenit 14/1/c të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

6. Pranimin e kërkesës së lojtarit të FK Partizani, Human Lancaster Rowan, për konvertimin e pjesës së

mbetur të dënimit, bazuar në nenin 75 të Kodit të Disiplinës dhe Etikës.

7. Rrëzimin e kërkesës së Klubit të Futbollit Delvina, në lidhje me faljen e dënimit për zhvillimin e

ndeshjeve pa spektatorë, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.

8. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Iliria, Brajan Selmani, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe

Etikës.

9. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Oriku, Bruno Telushi, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe

Etikës.

Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.

Post navigation

Previous: ZYRTARE/ E njofton klubi, ndeshja e Superiores do të luhet pa tifozë
Next: ZYRTARE/ “Festë” për Brojën, sulmuesi bëhet me ekip të ri

LEXO EDHE:

fusha-akademia-besa-kavaje-shtator-2026-8-1024x650
  • Kampionati

Klubi shqiptar me shtëpi të re, e konfirmon FSHF

VETEMSPORT 04.09.2026
vllaznia vajza femras
  • Kampionati

Largohet apo jo nga kampionati? Ja si qëndron e vërteta për Vllazninë e femrave

VETEMSPORT 04.09.2026
IMG_6437
  • Kampionati

Tronditet futbolli shqiptar! Vllaznia tërhiqet nga kampionati

VETEMSPORT 04.09.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

mehmeti
  • Bota
  • Kombëtarja

ZYRTARE/ Ipswich publikon listën për Premier League, vendimi për Mehmetin

VETEMSPORT 04.09.2026
fusha-akademia-besa-kavaje-shtator-2026-8-1024x650
  • Kampionati

Klubi shqiptar me shtëpi të re, e konfirmon FSHF

VETEMSPORT 04.09.2026
vllaznia vajza femras
  • Kampionati

Largohet apo jo nga kampionati? Ja si qëndron e vërteta për Vllazninë e femrave

VETEMSPORT 04.09.2026
IMG_6437
  • Kampionati

Tronditet futbolli shqiptar! Vllaznia tërhiqet nga kampionati

VETEMSPORT 04.09.2026

About Us | Privacy Policy | Terms and Conditions
Contact us: info@vetemsport.com
by AF themes.