Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Kampionati

Olsi Rama “tradhton” Partizanin, shfaqet te rivalët e kryeqytetit

VETEMSPORT 21.10.2026 3 minutes read
osli rama

Olsi Rama, për vite me radhë, ka qenë krahu i djathtë i presidentit Gaz Demi te Partizani.

Së fundmi, ai është shfaqur te Dinamo, në festën e ditëlindjes së trajnerit Ilir Daja.

Rama, i cili e afroi trajnerin te Partizani dhe më pas ishte pjesë e vendimit për largimin e tij, bëri një batutë që shkaktoi të qeshura. “Nuk vij drejtor te Dinamo, kështu që nuk kam ndërmend ta heq prapë Ilir Dajën”, u shpreh ai, duke iu referuar të shkuarës së tyre te Partizani. Më pas, Rama e pranoi se, pavarësisht vështirësive dhe mosmarrëveshjeve që mund të kenë pasur gjatë bashkëpunimit, ajo periudhë mbetet ndër më të bukurat në karrierën e tij.

“Duhet ta vuani, po ta vuash është e mirë, sepse pjesa e karrierës sime me Ilir Dajën ka qenë nga më të bukurat”, tha Rama, duke vlerësuar përvojën që ndan me trajnerin. Ish-drejtuesi i Partizanit zbuloi gjithashtu se në fillim nuk kishte mundur t’i plotësonte të gjitha kërkesat e Dajës, duke lënë të kuptohet se bashkëpunimi i tyre nuk kishte qenë gjithmonë i lehtë.

Norka Security

“Në atë kohë më kërkoi disa gjëra dhe unë nuk ia plotësova të gjitha dot, dhe ai e di për çfarë e kam fjalën”, tregoi Rama, duke ruajtur një dozë misteri mbi detajet e kësaj historie. Megjithatë, me kalimin e kohës, marrëdhënia mes tyre u përmirësua dhe bashkëpunimi u kthye në një përvojë që, sipas Ramës, u vlerësua edhe nga futbollistët e skuadrës.

“Ishte shumë kënaqësi dhe në proces fillova të jem shumë mirë me të”, u shpreh ai, duke nënvizuar se raporti mes tyre u forcua gjatë punës së përbashkët. Rama theksoi se gjurmët e punës së Dajës te Partizani vazhdojnë të ndihen edhe pas largimit të tij, pasi lojtarët e kujtojnë me respekt dhe nostalgji periudhën që kaluan nën drejtimin e trajnerit.

“Të gjithë lojtarët që kanë qenë te Partizani, edhe pas ikjes së Ilir Dajës, kur më takojnë tani, e kujtojnë me shumë nostalgji dhe me shumë dashuri atë pjesë”, rrëfeu ai. Në fund, Rama vuri theksin te filozofia e punës së Dajës, duke e konsideruar kontributin e tij shumë më të gjerë sesa rezultatet dhe sukseset në fushën e lojës.

“Një gjë që është shumë e rëndësishme në futboll, sidomos për ju lojtarët, është që të bëheni lojtarë më të mirë. Ilir Daja ju ndihmon të bëheni lojtarë më të mirë, por edhe njerëz më të mirë”, deklaroi Rama. Ai e mbylli vlerësimin me një mesazh për rëndësinë e punës dhe përkushtimit, jo vetëm në sport, por edhe në jetë.

“Me punë, me shumë punë dhe me shumë dedikim mund të arrini gjëra të mira në futboll, të fitoni, por mund të arrini gjëra akoma më të mira në jetë”, përfundoi Olsi Rama.

Post navigation

Previous: Nuk ka qetësi te Vllaznia, vjen një tjetër largim

LEXO EDHE:

vllazniaaa
  • Kampionati

Nuk ka qetësi te Vllaznia, vjen një tjetër largim

VETEMSPORT 21.10.2026
fshf
  • Kampionati

E BUJSHME/ Kaos në Shqipëri, klubi drejt tërheqjes. E konfirmon presidenti

VETEMSPORT 21.10.2026
guerrils
  • Kampionati

Protestat/ Klubi i Partizanit i del kundër edhe ultrasve “Guerrils”?

VETEMSPORT 21.10.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

osli rama
  • Kampionati

Olsi Rama “tradhton” Partizanin, shfaqet te rivalët e kryeqytetit

VETEMSPORT 21.10.2026
vllazniaaa
  • Kampionati

Nuk ka qetësi te Vllaznia, vjen një tjetër largim

VETEMSPORT 21.10.2026
fshf
  • Kampionati

E BUJSHME/ Kaos në Shqipëri, klubi drejt tërheqjes. E konfirmon presidenti

VETEMSPORT 21.10.2026
guerrils
  • Kampionati

Protestat/ Klubi i Partizanit i del kundër edhe ultrasve “Guerrils”?

VETEMSPORT 21.10.2026

About Us | Privacy Policy | Terms and Conditions
Contact us: info@vetemsport.com
by AF themes.