Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Kampionati

Nuk ka qetësi te Vllaznia, vjen një tjetër largim

VETEMSPORT 21.10.2026 1 minute read
vllazniaaa

Tek Vllaznia ka të tjera lëvizje dhe e radhës duket se është largimi i zëvendëstrajnerit Ergi Borshi. Në fakt kishte disa ditë që përflitej një gjë e tillë por sot mesa duket është konkretizuar.

Mësohet se Borshi ka qenë i pranishëm paraditen e sotme në ambientet e klubit, por më pas nuk ka qenë në stërvitje me ekipin sepse ka ardhur edhe “divorci” i tij me kuqeblutë.

Tashmë mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë me të, do të marrë ndonjë detyrë tjetër brenda klubit, apo do të largohet përfundimisht. Në fakt Borshi është një nga trajnerët e rinj të afirmuar vitet e fundit ndërkohë që vetë ai kishte në plan të ecte përpara në karrierë dhe si rrjedhojë aktualisht është duke ndjekur kursin e trajnerit për licensën më të lartë, UEFA PRO.

Gjithsesi situatat e krijuara së fundi te Vllaznia që filluan me shkarkimin e Edi Martinit nga posti i trajnerit dhe spostimi i Vioresin Sinanit si drejtor sportiv, po pasohen me largimin tashmë edhe të Ergi Borshit.

Norka Security

Post navigation

Previous: E BUJSHME/ Kaos në Shqipëri, klubi drejt tërheqjes. E konfirmon presidenti
Next: Olsi Rama “tradhton” Partizanin, shfaqet te rivalët e kryeqytetit

LEXO EDHE:

osli rama
  • Kampionati

Olsi Rama “tradhton” Partizanin, shfaqet te rivalët e kryeqytetit

VETEMSPORT 21.10.2026
fshf
  • Kampionati

E BUJSHME/ Kaos në Shqipëri, klubi drejt tërheqjes. E konfirmon presidenti

VETEMSPORT 21.10.2026
guerrils
  • Kampionati

Protestat/ Klubi i Partizanit i del kundër edhe ultrasve “Guerrils”?

VETEMSPORT 21.10.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

osli rama
  • Kampionati

Olsi Rama “tradhton” Partizanin, shfaqet te rivalët e kryeqytetit

VETEMSPORT 21.10.2026
vllazniaaa
  • Kampionati

Nuk ka qetësi te Vllaznia, vjen një tjetër largim

VETEMSPORT 21.10.2026
fshf
  • Kampionati

E BUJSHME/ Kaos në Shqipëri, klubi drejt tërheqjes. E konfirmon presidenti

VETEMSPORT 21.10.2026
guerrils
  • Kampionati

Protestat/ Klubi i Partizanit i del kundër edhe ultrasve “Guerrils”?

VETEMSPORT 21.10.2026

About Us | Privacy Policy | Terms and Conditions
Contact us: info@vetemsport.com
by AF themes.