Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Kampionati

E BUJSHME/ Duka merr drejtimin e UEFA-s? Zbulohen prapaskenat

VETEMSPORT 02.08.2026 2 minutes read
duka ceferin

E ardhmja e Gianni Infantinos në krye të FIFA-s është vënë në diskutim pas polemikave që shoqëruan projektin për krijimin e një entiteti të ri komercial të lidhur me Kupën e Botës dhe kompeticionet e tjera të FIFA-s.

Projekti, i paraqitur si një mënyrë për të rritur të ardhurat për zhvillimin e futbollit, u kundërshtua nga UEFA, CONCACAF dhe konfederata të tjera për shkak të shqetësimeve mbi transparencën dhe qeverisjen.

Pas reagimeve, FIFA vendosi ta tërhiqte nismën. Ndërkohë kanë nisur të përmenden emrat e mundshëm që mund të kandidojnë për postin e presidentit në zgjedhjet e ardhshme.

Mes tyre janë Arsene Wenger, Nasser Al-Khelaifi, Salman bin Ibrahim Al Khalifa, Victor Montagliani dhe Aleksander Ceferin. Sipas vlerësimeve, Ceferin konsiderohet kandidati me profilin më të fortë për këtë detyrë.

Norka Security

Në rast se Ceferin merr drejtimin e FIFA-s, do të linte bosh postin e presidentit në UEFA. Në këtë situatë, drejtimi i UEFA-s mund të merret nga Armand Duka. Shqiptari mban postin e zv.presidentit në UEFA dhe në rast largimi të Ceferin, mund të drejtojë institucionin përkohësisht, deri në zgjedhjen e një presidenti të ri.

Megjithatë, kjo duket e vështirë të ndodhë, pasi përveç Dukës në UEFA janë edhe disa zv.presidentë të tjerë.

Post navigation

Previous: VIDEO/ Gafë qesharake dhe gol, Daku nuk ndalet në Rusi
Next: VIDEO/ Goooool Ernest Muçi! Shqiptari e nis mbarë te Trabzonspor

LEXO EDHE:

partizani
  • Kampionati

Partizani nuk humb kohë, zgjidhet trajneri i ri

VETEMSPORT 13.10.2026
perndreca
  • Kampionati

E papritur/ Shkëlqeu me Dinamon, Përndreca rikthehet në Superiore

VETEMSPORT 13.10.2026
partizanii
  • Kampionati

Pasoi Orges Shehin, zbulohet kandidati për stolin e Partizanit

VETEMSPORT 12.10.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

partizani
  • Kampionati

Partizani nuk humb kohë, zgjidhet trajneri i ri

VETEMSPORT 13.10.2026
perndreca
  • Kampionati

E papritur/ Shkëlqeu me Dinamon, Përndreca rikthehet në Superiore

VETEMSPORT 13.10.2026
armando broja
  • Kombëtarja

Broja refuzoi transferimin te Juventus, zbardhen prapaskenat

VETEMSPORT 13.10.2026
asani
  • Kombëtarja

VIDEO/ Jasir Asani i mahnit të gjithë me supergolin, por i ndodh e papritura

VETEMSPORT 12.10.2026

About Us | Privacy Policy | Terms and Conditions
Contact us: info@vetemsport.com
by AF themes.