Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Kombëtarja

E konfirmon FSHF, Kombëtarja humb dy lojtarë për duelin me Serbinë

VETEMSPORT 06.10.2025 2 minutes read
Seanca-stervitore-e-kombetares-A-para-sfides-me-Serbine-Day-1-2-1024x683

Kombëtarja ka nisur zyrtarisht këtë të hënë përgatitjet për sfidën ndaj Serbisë, që luhet më datën 11 tetor në Leskovac dhe është e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026, si edhe për miqësoren me Jordaninë, që luhet më datë 14 tetor në stadiumin “Air Albania” të Tiranës.

Nën urdhrat e trajnerit Silvinjo ka qenë pjesë më e madhe e lojtarëve të ftuar, ndërkohë që Jasir Asani, Thomas Strakosha, Arbër Hoxha, Ivan Balliu dhe Enea Mihaj do bashkohen me grupin gjatë orëve të mbrëmjes.

Seanca e parë ka qenë më pak e ngarkuar për kuqezinjtë, duke qenë se të gjithë lojtarët vinin nga impenjimet e tyre me klubet këtë fundjavë dhe është fokusuar te ushtrimet fizike dhe pak me topin.

Sakaq, Departamenti i Komunikimit bën me dije se mbrojtësi Ardian Ismajli dhe mesfushori Adrion Pajaziti nuk do të jenë pjesë e skuadrës për dy sfidat e tetorit për shkak dëmtimesh.

Ismajli dhe Pajaziti kanë kryer vizitat mjekësore në klubet respektive dhe pas shqyrtimit të analizave nga stafi mjekësor është konkluduar se nuk mund të rikuperohen në kohë për këto dy sfida.

Në seancën e radhës stërvitore, që zhvillohet të martën në ora 16:00 në Shtëpinë e Futbollit, grupi do të jetë i plotë.

Post navigation

Previous: Partizani nuk humb kohë për trajnerin, një tropojan merr drejtimin e ekipit
Next: VIDEO/ Godet kundërshtarin në fytyrë dhe mahnit nga penalltia, shikoni çfarë bën Strakosha

Të ngjashme

IMG_5315
  • Kombëtarja

Jasir Asani merr vendimin drastik, zbulohet levizja e papritur

VETEMSPORT 15.07.2026
IMG_5269
  • Kombëtarja

E KRYER/ Hysaj gjen skuadrën e re, mbetet në Serinë A

VETEMSPORT 14.07.2026
MixCollage-12-Jul-2026-08-40-PM-9847
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni

Edon, shiko kush ka qenë Altin Lala dhe merr shembull!

VETEMSPORT 12.07.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

Partizani
  • Kampionati

ZYRTARE/ Partizani bën afrimin e parë në merkato

VETEMSPORT 18.07.2026
skenderbeu
  • Kampionati

Trajner i ri, Skënderbe i vjetër! Ahmataj e nis me humbje te korçarët

VETEMSPORT 17.07.2026
mallorca sevilla
  • Kampionati

Klubi i Superiores plas “bombën”, afron lojtarin e kërkuar në La Liga. Refuzoi Sevillan

VETEMSPORT 17.07.2026
IMG_5325
  • Kampionati

Dinamo mahnit në Europë, kualifikohet me fitore të thellë. Zbulohet kundërshtari

VETEMSPORT 16.07.2026

About Us | Privacy Policy | Terms and Conditions
Contact us: info@vetemsport.com
by AF themes.