Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Kombëtarja

E pabesueshme! UEFA e nis ndeshjen më herët, anulohen dy gola në Andorrë-Shqipëri

VETEMSPORT 13.11.2025 1 minute read
08b1fd6f-0653-4948-9e01-4617ae0ea91a-1-scaled

Një situatë e pazakontë ka ndodhur pak orë para ndeshjes Andorra–Shqipëri, e cila zhvillohet sot në orën 20:45.

Në faqen zyrtare të UEFA-s, ndeshja është shfaqur si e nisur katër orë përpara orarit zyrtar, duke ngjallur habi te tifozët dhe ndjekësit online.

Ajo që e bëri situatën edhe më kurioze ishte fakti se në seksionin e ndeshjes u publikuan tre ndërhyrje të VAR-it, sikur takimi të ishte në zhvillim. Në dy prej tyre, sipas postimeve të UEFA-s, VAR-i kishte anuluar gola, duke krijuar përshtypjen e një takimi që po luhej në kohë reale.

Natyrisht, bëhet fjalë për një gabim teknik të faqes së UEFA-s, ku mësohet se editorët kanë testuar sistemin e postimeve për situatat e ndeshjeve, duke i publikuar aksidentalisht edhe për publikun.

Ndërkohë, sfida mes Andorrës dhe Shqipërisë pritet të nisë në orarin e parashikuar, në 20:45, dhe është pjesë e kualifikueseve drejt Kampionatit Botëror 2026.

Një “gafë” që ka bërë xhiron e rrjeteve, por që ndoshta i ka sjellë pak buzëqeshje tifozëve përpara duelit të vërtetë në fushë.

Post navigation

Previous: “Poshtërohet” Serbia, shikoni çfarë u bënë anglezët
Next: VIDEO/ Moment i trishtë! Lojtari shpërthen në lot para ndeshjes Andorrë-Shqipëri

Të ngjashme

maran-kombetarja1
  • Kombëtarja

Tradhti ndaj Shqipërisë, sulmuesi: Mos më shqetësoni më, dua Gjermaninë

VETEMSPORT 10.06.2026
dgdcgd
  • Kombëtarja

Maran e nis “malore”, Shqipëria pëson humbjen e dytë

VETEMSPORT 06.06.2026
maran kombetarja
  • Kombëtarja

Formacioni zyrtar/ Maran i surprizon të gjithë, si rreshtohet Shqipëria

VETEMSPORT 06.06.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

Partizani
  • Kampionati

Debutoi në kategorinë e katërt, Partizani gjen sulmues

VETEMSPORT 25.06.2026
Partizani
  • Kampionati

Partizani mbush arkat, sulmuesi firmos te skuadra e re

VETEMSPORT 24.06.2026
asat mala]
  • Kampionati

E kryer/ Esat Mala merr vendimin, transferohet te skuadra e Superiores

VETEMSPORT 24.06.2026
IMG_4728-e1782235252769
  • Kampionati

Çudira shqiptare! Klubi largon trajnerin, por nuk ia përmend emrin

VETEMSPORT 23.06.2026

About Us | Privacy Policy | Terms and Conditions
Contact us: info@vetemsport.com
by AF themes.